Lajme & Ngjarje
Prishja ka ndodhur në asetet e Termokosit 07-01-2019


KEDS njofton se sot pas mesnate, konkretisht rreth orës 00:40 ka ndodhur një prishje në asetet e Termokosit. Konkretisht, prishja ka ndodhur në ndërprerësin dhe kabllot që e furnizojnë këtë ndërmarrje, që të dyja në pronësi të kësaj ndërmarrjeje. Kjo ka bërë që tërë nënstacioni për një kohë të shkurtër të jetë pa energji elektrike. Pra, nuk bëhet fjalë për asnjë ndërprerje nga ana e KEDS-it, por për prishje në asetet e një ndërmarrjeje tjetër.
 
KEDS ka njoftuar menjëherë Termokosin dhe konsumatorët tjerë se çka ka ndodhur. Duke e ditur ndjeshmërinë, KEDS i ka dale menjëherë në ndihmë kësaj ndërmarrje dhe ka dërguar ekipet për të sanuar prishjen.
 
Ekipet tona kanë arritur ta rikthejnë energjinë për Termokosin rreth orës 5:00 të mëngjesit. Por, linja prapë  ka filluar të shkaktojë probleme dhe KEDS është dashur të intervenojë sërish pak para orës 13:00 deri në ora 14:00, kur janë zëvendësuar pajisjet e dëmtuara. 
 
Kjo nuk është hera e parë që po paraqiten prishje në kabllot e Termokosit. Aty kanë dy linja 10 kV (kilovolt) që e furnizojnë këtë ndërmarrje, pra 6 kabllo. Ato kabllo janë të dëmtuara nga vet punimet e Termokosit.

 


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00