Lajme & Ngjarje
Punime të domosdoshme pas mesnatës me kërkesë të KOSTT për zvogëlim të mbingarkesave në Prishtina 7 09-01-2019

KEDS njofton se si pasojë e mbingarkesës së transoformatorit të KOSTT-it në Prishtina 7, dhe me kërkesë të kësaj kompanie, jemi të detyruar të ndalim ndaljet një nga një me rend që furnizohen nga ky transofrmator, përkatësisht pjesa e Prishtinës së Re, Matit 1 dhe Hajvalisë. KEDS po bën maksimumin që të afektohen sa më pak konsumatorë dhe këto ndalesa të jenë sa më të shkurtra.

Për ta zgjidhur këtë problem, me kërkesë të KOSTT-it do të ketë ndalje totale të këtij transformatori dhe daljeve që derivojnë nga ai në ora 1:00 pas mesnate. Kjo ndalesë pritet të zgjasë rreth orë 1 orë, pasi pas kyçjes së Tranformatorit të KOSTT-it, nevojitet të kyçen daljet një nga një, madje trafo për trafo, për shkak të kujdesit maksimal që të mos vije deri te ndonjë avari, duke e pasur parasysh temperaturat e ulëta dhe kërkesën shumë të lartë për energji elektrike.

Gjatë periudhës së apostrofuar nga KOSTT do të bëhet transformimi i ngarkesës nga njëri transformator në tjetrin. Kjo punë po bëhet për të evituar mbingarkesat dhe është zgjedhur koha më e përshtatshme, kur konsumi është në pikën më të ulët në këtë periudhë.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00