Përgjegjësia shoqërore
Diplomoi gjenerata e dytë e Akademisë së KEDS-it
14-10-2015
https://www.youtube.com/watch?v=CWgsFU9Lvvk Duke filluar nga sot, 50 të rinj kosovarë janë më të përgatitur për tregun e punës. Janë këta pjesëtarët e gjeneratës së dytë të Akademisë së KEDS-it, të cilëve iu shpërndanë të mërkurën diplomat e njohura ndërkombëtarisht. “KEDS ka qenë pjesë e shumë aktiviteteve të Përgjegjësisë Shoqërore anekënd Kosovës. Por, ajo që na bën ne të ndihemi krenarë, është Akademia e KEDS-it. Sot, shoh të diplomuarit tonë në çdo departament dhe divizion të kompanisë. Ata janë bërë kontribues të mëdhenj që ta bëjnë kompaninë tonë më të suksesshme dhe më efiçiente”, tha z. George Karagutoff, Drejtor Gjeneral i KEDS-it. “Kjo e bën që përkushtimi dhe mbështetja jonë të vazhdojë tutje, të rritet dhe të jetë më e fortë. Sot, kur po diplomon gjenerata e dytë, po bëhen përgatitjet që të fillojë gjenerata e tretë e akademisë”, theksoi z. Karagutoff. I gjithë ky program që nisi para më tepër se dy vjetësh, ka një person prapa, që ishte edhe ideatori dhe përkrahësi i vazhdueshëm i këtij programi. “Akademia e KEDS-it zë një vend të veçantë në zemrën time. Sa herë e vizitoj Kosovën, i takoj këta studentë dhe ky është ai çasti që i jep kuptim vizitës time”, tha z. Mesut Serhat Dinc, anëtar i Bordit Ekzekutiv të KEDS-it dhe themeluesi i Akademisë së KEDS-it. “Në njërën nga këto vizita e pyeta një studente, se çka mendonte për Akademinë e KEDS-it? ’Është realizim i ëndrrës për mua’, më tha ajo. Nuk është ajo çfarë tha, por se si e tha, që më bëri përshtypje dhe më bëri që zemra ime të rrahë më shpejt. Shkëlqimi dhe çiltërsia në fytyrën e saj thoshin gjithçka. Çfarë shpërblimi më të madh mund të kërkojë një njeri, se sa të jetë në gjendje që të bëjë ëndrrat e të rinjve realitet?”, shtoi z. Dinc. Akademia e KEDS-it nuk do të mund të kishte këtë sukses pa përkrahjen e partnerëve. “Kjo është një ngjarje e veçantë. Investimi në arsim është investim në zhvillimin ekonomik. Ne jemi shumë të lumtur si ministri dhe qeveri që po e promovojmë këtë lidhje mes ekonomisë dhe edukimit. Akademia e KEDS-it është shembull se si kompanitë duhet të investojnë në edukim, prandaj u bëj thirrje që këtë praktikë të KEDS-it ta ndjekin edhe ato. Kjo është ndihmesa më e madhe që mund t’i bëhet Kosovës”, tha ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami. “Ne jemi të lumtur që përmes KEDS-it nxënësit tanë të edukohen dhe familjarizohen me aftësi të teknologjisë moderne”, shtoi ai. Përkrahja për Akademinë e KEDS-it ka qenë shumë e fuqishme edhe nga korporatat të cilat udhëheqin me KEDS-in. “ Kosova është e bekuar me një popullatë kaq energjike. Ne kemi një obligim ndaj të rinjve, për të bërë të mundshme sa më tepër mundësi, në mënyrë që këta të rinj të arrijnë sukses. Kjo është ajo që ka për qëllim Akademia e KEDS-it. Dhe duke qenë sot në këtë ceremoni të diplomimit, besoj se po ia arrijmë qëllimit me sukses”, tha presidenti i kompanisë Limak, dhe njëkohësisht zëvendëskryetar i Bordit të KEDS-it, z. Nihat Ozdemir, me rastin e ceremonisë së diplomimit të studentëve. Akademia e KEDS-it ka filluar në vitin 2013 me gjeneratën e parë, që u bazua në ofrimin e njohurive teorike e praktike të të rinjve kosovarë, në aspektin teknik dhe të praktikës industriale. Ideja ishte të përgatiten studentë liderë, të cilët do të ishin pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes dhe kontribues të fuqishëm në ekonominë e vendit. Të gjithëve iu krijua mundësia që të punonin në KEDS me kontrata të rregullta pune. Suksesi i studentëve, sidomos i atyre që arrijnë të bëhen pjesë e kompanisë KEDS-it, është një shembull i shkëlqyeshëm i përkushtimit të këtij program. “Suksesi i të diplomuarve të rinj të Akademisë së KEDS-it, për ne është burimi më i madh i krenarisë. Sinqerisht besoj se këta të rinj të talentuar, të trajnuar dhe kompetent me një përvojë teknike do të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës”, tha z.Ahmet Çalik, presidenti i kompanisë Çalik Holding, njëkohësisht edhe kryetar i Bordit të KEDS-it. Akademia e KEDS-it u themelua në partneritet me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetin Bogaziçi të Stambollit. Tashmë 100 të rinj janë të përgatitur për tregun e punës dhe janë pjesë e rëndësishme e tij. Pjesa më e madhe janë punëtorë të KEDS-it, përderisa KEDS-i pretendon ta zgjerojë akademinë në partneritet edhe me kompanitë tjera, në mënyrë që studentët më të mirë kosovarë ta kenë një të ardhme të sigurt dhe vendi të përfitojë nga ta sa më shumë të jetë e mundur.

Shkarko dokumentin
 
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00