Përgjegjësia shoqërore
Punonjësit e KEDS-it për herë të tretë dhurojnë gjak
25-01-2016
Është hera e tretë me radhë që punëtorët e kësaj kompanie solidarizohen me njerëzit që kanë nevojë për gjak. Më 22 janar aksioni vullnetar për grumbullimin e gjakut u organizua nga Departamenti i Komunikimeve të KEDS-it dhe Qendrës së Transfuzioni të Gjakut në Prishtinë. Punëtorët e KEDS-it u shprehën të gatshëm t’i përgjigjen kësaj ftese që u organizua në ndërtesën qendrore të KEDS-it në Prishtinë. Numri i dhuruesve ka qenë i konsiderueshëm, rreth 40 punonjës të ndërtesës. Kryesisht dhuruesit kanë qenë ata të cilët kanë dhuruar edhe më herët, por në mesin e tyre pati edhe nga ata që për herë të parë kanë dhënë gjak. Bujar Arifi nga Departamenti për Kontroll dhe Investime ka dhuruar për herë të parë gjak. “ Është hera e parë që dhuroj gjak, por jo e fundit. Besoj që sadopak kam kontribuar për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë”, thotë ai. Dr. Safete Maliqi- Qormemeti nga Qendra e Transfuzionit është ndarë e kënaqur me numrin e dhuruesve. “Çdo gjë ka rrjedhur siç është më së miri. Gjak dhuruan të dy gjinitë duke grumbulluar gjak nga të gjitha grupet. Numri i dhuruesve po vjen duke u rritur çdo vit e më shumë dhe falënderojmë punëtorët e KEDS-it dhe stafin për mikpritjen që na bënë”, tha Qormemeti. Ky aksion humanitar tanimë në KEDS është bërë traditë dhe tradita do të vazhdojë.

Shkarko dokumentin
 
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 038 501 701 1000
038 791 000