Përgjegjësia shoqërore
Në Bogë studentët krijuan një urë bashkimi idesh dhe shkathtësish
18-02-2016
KEDS organizoi një vikend pune me 45 studentë e nxënës që janë pjesë e gjeneratës së tretë të KEDS Academisë. Qëllimi ishte që me një vikend relaksues në Bogën e bukur të vlerësohen aftësitë e shkathtësitë e studentëve për të nxënë, për të mbajtur mend e për t’i përçuar ato tek të tjerët. Për t’i vetëdijesuar ata se duhet vlerësuar njëri -tjetrin dhe se vetëm me punë ekipore mund të arrihen suksese të mëdha. Zafer Ylmaz, Menaxher i Shërbimeve të Përbashkëta në KEDS tha: “ Këtë aktivitet në Bogë e kemi organizuar më ndryshe, duke pasur parasysh angazhimet e shumta të përditshme të studentëve në fakultete e shkolla kemi dashur që atyre t’ua ndërrojmë rutinën. Ia dolëm dhe jam i kënaqur me studentët pasi që kanë arritur të krijojnë ura bashkimi idesh e shkathtësish.” KEDS do të vazhdojë me përkrahjen e përgjegjësisë shoqërore duke krijuar mundësi që studentët të trajnohen në lëmin e energjisë dhe të shfrytëzohet potenciali tyre për zhvillimin e vendit.

Shkarko dokumentin
 
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00