Përgjegjësia shoqërore
KEDS i pajis me kompjuterë disa shkolla të Kosovës
21-12-2016
Dhjetëra kompjuterë kanë plotësuar laboratorë në 6 shkolla në pjesë të ndryshme të Kosovës. Nga ky donacion i KEDS-it do të përfitojnë mijëra nxënës. Një klasë e mbushur plot diell perëndimor në shkollën “Ukshin Miftari”, në Skivjan të Gjakovës dukej të hënën ndryshe nga të tjerat. Aty, në vend të bankave shkollore, ishin tavolinat me karrige që akomodonin kompjuterët për nevoja të nxënësve, donacion nga KEDS-i. Përurimi i saj, i bërë me 19 dhjetor, ishte plotësim i një cope mozaiku të një shkolle mjaft moderne, e gjendur në kilometrat e parë të magjistrales Gjakovë- Pejë. Shkolla, ndër më të vjetrat në vend, nuk është në gjendje optimale, përderisa përurimi i sallës së kompjuterëve e plotëson atë. Shkolla njëkatëshe e ndërtuar para afro një shekulli, e djegur gjatë luftës së fundit, është ringritur në themele të njëjta. “Ne nuk dëshirojmë të japim donacione vetëm në qytete. Jemi shumë të lumtur që po i ndihmojmë fëmijët të zhvillohen në rrugën e tyre të edukimit. Shpresoj që nxënësit të mësojnë dhe të kënaqen”, theksoi Karagutoff. Kjo ka lehtësuar dukshëm drejtoreshën e kësaj shkolle, Fakete Shabanin. “Ky është një donacion i qëlluar. Cilësia do të rritet, pasi avancimi teknologjik e bën të veten. Falënderoj KEDS-in për këtë”, tha Shabani. Pos këtyre shkollave të Gjakovës, KEDS ka pajisur me kompjuterë edhe 4 shkolla tjera, anekënd territorit të vendit. Bëhet fjalë për kompjuterë të përdorur, por në gjendje shumë të mirë pune, pasi KEDS i ka riparuar dhe kompletuar që të jenë sa më të përdorshëm dhe t’i plotësojnë të gjitha nevojat për nxënësit.

Shkarko dokumentin
 
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00