Përgjegjësia shoqërore
KEDS shpërndau qindra dhurata dhe libra për fëmijë
22-12-2016
KEDS ka shpërndarë të martën 420 dhurata dhe po aq libra për fëmijët e organizatës “The Ideas Partnership”, në qendrat e saj në Fushë -Kosovë dhe Janjevë. Shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e këtyre dy qendrave e ka bërë personalisht drejtori i përgjithshëm i KEDS-it, George Karagutoff. “Ne vendosëm t’i shpërndajmë këto libra dhe dhurata për fëmijët në mënyrë që t’i bëjmë të buzëqeshin këtë fundvit. Me të vërtetë e vlerësojmë lart punën e organizatës “The Ideas Partnership” dhe kontributin e tyre që e japin për këta fëmijë. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur të vijmë këtu t’i shpërndajmë këto dhurata”, tha Karagutoff. “Jemi edhe vet të lumtur që e bëmë këtë, sepse ndryshe këta fëmijë nuk do të kishin pasur mundësi të merrnin dhurata të tilla. Buzëqeshja e tyre tregon se qëllimi ynë u arrit”, shtoi Karagutoff. “The Ideas Partnership”, organizatë e themeluar nga humanistja Elizabeth Gowing, merret me rikthimin në mësim të fëmijëve që braktisin shkollën, por edhe aktivitete shtesë të shtunave, ku përfshihet aftësimi i tyre dhe ushqimi i shëndetshëm. Koordinatori i qendrës së “The Ideas Partnership” në Fushë- Kosovë, Hysni Hasani, ka falënderuar KEDS-in që për herë të dytë me radhë ndau dhurata për fëmijë. “Ky është një veprim shumë i mirë për fëmijët. Kanë ardhur mbi 300 dhurata. Shpresoj që edhe në të ardhmen të jenë të gatshëm të na ndihmojnë. Jemi shumë të kënaqur me dhuratat e KEDS-it”, tha ai. Ndërsa, Arben Sejdaj, menaxher i “The Ideas Partnership”, në Janjevë, tha se këto dhurata të KEDS-it i kanë sjellë buzëqeshjen fëmijëve të kësaj qendre. “Jemi shumë falënderues për KEDS-in që na ka dhuruar dhurata për fundvit, për Krishtlindje dhe Vitin e Ri dhe iu ka pru buzëqeshje fëmijëve që frekuentojnë qendrat në Fushë -Kosovë dhe në Janjevë”, tha ai. Kjo është dhurata e dytë që KEDS bënë për fëmijët e Kosovës, pasi që ditëve të fundit dhuroi kabinete të informatikës për gjashtë shkolla anekënd territorit të vendit. Kompania është e zotuar të vazhdojë tutje të jetë ndër aktorët kryesorë në vend në aspektin e përgjegjësisë shoqërore, me theks të veçantë në avancimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Shkarko dokumentin
 
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 038 501 701 1000
038 791 000