Përgjegjësia shoqërore
KEDS mori pjesë në aksionin për pastrimin e Kosovës
24-05-2013
24 Maj 2013 - Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Enenrgji Elektrike (KEDS) ka marrë pjesë të premten në aksionin për pastrimin e vendit. KEDS me këtë ka dëshmuar se pos marrjes së përgjegjësisë për furnizim me energji elektrike do të jetë fuqishëm përkrahëse dhe pjesë aktive edhe në aktivitetet shoqërore. Në aksionin e sotëm kanë marrë pjesë 100 punëtorë të korporatës të shpërndarë në të gjitha komunat e Kosovës. Grupi më i madh i punëtorëve të KEDS-it ka bërë pastrimin e terrenit në Lagjen Arbëria të Prishtinës, në deponinë pranë varrezave të qytetit. Ky ishte lokacioni qendror i caktuar nga organizatori. Në tërë territorin e vendit, punëtorët e KEDS-it kanë mbledhur afro 500 thasë mbeturina, ndihmë kjo e konsiderueshme në aksionin i cili ndikoi që Kosova të jetë dukshëm më e pastërt. Pjesëmarrja në aksionin e sotëm është vetëm nisma e pjesmarrjes aktive të KEDS-it në aktivitetet shoqërore. Korporata nuk do të ndalet në këto aktivitete, pra kontributi i saj do të jetë I pranishëm gjithnjë në të mirë të përmirësimit të jetës së qytetarëve. KEDS sh.a. është kompani e themeluar në vitin 2009, ndërsa nga 8 maji 2013 ka përgjegjësinë e furnizuesit publik me energji elektrike dhe të shpërndarjes së sajë. KEDS është kompani aksionare në pronësi të kompanive prestigjioze turke Çalik-Limak, konzorcium ky i cili ka bërë ofertën më të lartë për blerjen e Distribucionit në procesin e privatizimit të shpallur dhe menaxhuar nga Qeveria e Kosovës.

 
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00