Përgjegjësia shoqërore
KEDS vazhdon traditën e dhurimit të gjakut
20-01-2017
Dhurimi vullnetar i gjakut është kthyer tashmë në një traditë të përmotshme bashkëpunimi midis KEDS dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut. Edhe këtë vit ftesës iu përgjigjën një numër i madh i punonjësve të kësaj kompanie. Qysh në mëngjes u vërejt fluksi i punëtorëve vullnetarë të cilët prisnin rend për të dhënë gjak, për të përmbushur sadopak nevojat e kërkuesve. Për Albion Zejnullahun, student/praktikant i KEDS Academy, ishte hera e parë që po dhuronte gjak dhe ishte mjaft i lumtur. “Jam 18-vjeçar dhe ndihem mrekullueshëm që gjaku im do të shkojë atje ku dikush ka nevojë”, ka thënë Albioni. Por kishte nga ata të cilët rregullisht dhurojnë gjak, njëri ndër ta ishte edhe Fanol Shehu nga Divizioni i Rjetit, i cili për 30 vjet rregullisht dhuron gjak. Zyrtarët nga Qendra për Transfuzion u angazhuan maksimalisht që gjithçka të shkojë më së miri dhe u ndanë mjaft të kënaqur me numrin e dhuruesve dhe mikpritjen e stafit të KEDS-it. Fadil Mahmuti, menaxher për Marketing dhe Informim i Transfuzionit të Gjakut, thotë se kanë një bashkëpunim të mirë me KEDS-in dhe mendon që këtë aksion ta organizojnë dy herë në vit. “Kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe një numër i konsiderueshëm i punëtorëve të kësaj organizate dhurojnë gjak tash e disa vite. Kryesisht, sot kemi pasur dhurues që kanë dhuruar gjak edhe më parë, por kemi pasur edhe dhurues të rinj që sot për herë të parë kanë dhuruar gjak”. Duke parë interesimin e madh për këtë aksion humanitar me zyrtarët e kompanisë biseduam që të organizojmë dy herë në vit këtë aksion”, ka thënë Mahmuti. Nëpërmjet kësaj iniciative humanitare kompania jep një mesazh domethënës dhe sensibilizues për të ndërgjegjësuar dhe angazhuar punonjësit e saj për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve shëndetësore që hasin njerëz të ndryshëm, jeta e të cilëve varet nga gjaku i dhuruar.

Shkarko dokumentin
 
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00