Përgjegjësia shoqërore
KEDS gëzon banorët në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë
16-06-2017
Pas hapjes së dy bibliotekave më 1 qershor në shkollën “Drenica” në Skenderaj dhe në Reznik të Vushtrrisë, aktiviteti i radhës nga punëtorët e KEDS-it ishte në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë. Me qëllimin që t’i gëzojnë ata dhe t’ua thyejnë rutinën, KEDS organizoi një mbrëmje në ambientet e shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë, më 15 qershor 2017. Në këtë mbrëmje punëtorët e KEDS-it kanë shtruar një darkë për 64 banorët e kësaj shtëpie me ushqime tradicionale, duke mos munguar as aktivitetet kulturore-artistike. Me këtë rast, KEDS ka dhuruar edhe 50 libra të mbledhura nga dashamirët e librit për të pasuruar bibliotekën e shtëpisë së të moshuarve. Për aktivitetet muzikore janë përkujdesur grupi i valltarëve nga shkolla fillore “Afërdita” nga fshati Kishnapol i Gjilanit, dhe rapsodët Xhemajl Berisha dhe Rasim Tërstena, të cilët performuan në mënyrë vullnetare për këtë pjesë të kategorisë të shoqërisë kosovare. Krejt kjo është bërë për të nderuar dhe falënderuar këtë pjesë të shoqërisë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në kohën e tyre. Një ndër vullnetarët më të devotshëm të këtij aktiviteti, i cili u përkujdes për të siguruar ushqime dhe aktivitetet muzikore, Zekirija Abdullahu, punëtor i KESCO-s nga Distrikti i Gjilanit, ndjehej shumë i lumtur atë natë. “Tok me kolegët e KEDS-it jemi mbledhur sonte këtu për t’i gëzuar sadopak këta banorë. Vërtet ishte një emocion të përkëdhelësh duart dhe t’i duash këta njerëz. Kjo ndodh se në zemrat tona ekziston ndjenja e dashurisë ndaj të moshuarve dhe për mos t’i harruar ata. Falënderoj të gjithë që u bënë pjesë e kësaj shtëpie sonte”, shprehet Abdullahu. Edhe banorët e shtëpisë të emocionuar shprehën falënderime për organizimin nga KEDS-i. “Faleminderit që ju ka ra në mend për neve. Jemi kënaq, ma mirë se në restorant na keni bë”. Krejt problemet i kemi lanë jashtë dhe po kënaqemi me juve”, tha një banor i shtëpisë. Drejtori i Shërbimeve në KEDS, Zafer Yilmaz i falënderoi të gjithë që morën pjesë për të bërë këtë aksion bamirësie, gjithashtu edhe punëtorët socialë të kësaj shtëpie. “Faleminderit të gjithëve për kontributin. Faleminderit edhe juve që na keni hapur derën e shtëpisë tuaj që të ndajmë ushqimin së bashku”, ka thënë Yilmaz.

Shkarko dokumentin
 
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00