Përgjegjësia shoqërore
KEDS dhuron pajisje mësimore për nxënësit e Deçanit
10-05-2018
KEDS ka vazhduar të ndihmojë procesin edukativo -arsimor në Kosovë. Janë 25 kompjuterë dhe disa tavolina dhe dollapë që KEDS ka dhuruar për nevojat e nxënësve për tri shkollat e kësaj komune. Ky aktivitet ka gëzuar tej-mase nxënësit. Milot Fetaj, nxënës i gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, të komunës së Deçanit, tani si shumica e të rinjve do të do të informohet për të rejat që ndodhin në botë edhe gjatë orarit të mësimit. Këtë ua bëri të mundshme KEDS-i, me 20 kompjuterët që ia dhuroi këtij institucioni arsimor. “Si shumica e të rinjve në botë, edhe ne sot e tutje do të kemi qasje për t’u informuar me të rejat që ndodhin në botë. Këta kompjuterë do të na hyjnë shumë në punë për të bërë projekte dhe për programe të ndryshme, që deri sot na kanë munguar”, shprehet Miloti. Edhe drejtori i gjimnazit, Bekim Vishaj, falënderon KEDS-in për këtë donacion. “Falënderoj KEDS-in që ka përzgjedhur shkollën tonë për të dhuruar këta kompjuterë, që për ne janë më se të nevojshëm. Deri më tani shkolla jonë e ka pasur vetëm një kompjuter dhe ka qenë e pamundur që nxënësit të kenë qasje. Tani nxënësit do të përfitojnë shumë dhe kjo do të reflektojë në rritjen e suksesit”, ka thënë drejtori Vishaj. Me këta kompjuterë do të shërbehen të 1000 nxënësit e kësaj shkolle, ku një numër i madh i tyre vijnë edhe nga fshatrat përreth. Kurse për shkollën MU “Lidhja e Prizrenit” në Deçan , KEDS dhuroi 11 tavolina dhe 4 dollapë për nevojat e shkollës. Këta pajisje do të gjejnë vend nëpër klasa, bibliotekë dhe hapësira të tjera për të plotësuar nevojat e shkollës. Nxënësja e klasës së dytë Adisa Ramosaj, tani thotë se do të vijë më shpesh në bibliotekë për të lexuar libra. “Mua më pëlqen të lexoj dhe tani do të vij më shpesh në bibliotekë për të marrë librat nga këta dollapë të bukur”, ka thënë Adisa. “ Donacionet janë të nevojshme, mos me thënë të domosdoshme për shkollën tonë. Këto pajisje që na dhuroi KEDS-i do të na plotësojnë shumë hapësira të nevojshme për zhvillimin e mësimit”, shprehet drejtori i shkollës, Qazim Maloku. Edhe fshati Lumbardh, pikërisht shkolla MU “Lan Selimi” ka përfituar 5 kompjuterë nga KEDS-i, ku nxënësit e kësaj shkolle tani do ta kenë më të lehtë për të përvetësuar mësimet, sidomos nga lënda e informatikës. Drejtori i shkollës, Smajl Lekaj, shprehet i befasuar dhe shumë i kënaqur nga ky donacion i kompanisë. “Jeni të parët që na keni dhënë një donacion shumë të duhur për shkollën tonë shumë të vjetër. Vërtet është një befasi, ju falënderoj shumë. Me këta kompjuterë nxënësit do të ecin përpara,” ka thënë drejtori Lekaj. KEDS do të vazhdojë me aktivitete të këtilla edhe në të ardhmen për të qenë sa më afër asaj pjese të shoqërisë që ka nevojë dhe për të përmbushur përgjegjësitë shoqërore të kompanisë.

Shkarko dokumentin
 
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00