Përgjegjësia shoqërore
KEDS ka vazhduar me donacione nëpër shkollat e Kosovës
23-05-2018
Kësaj radhe stafi i KEDS-it shkoi në komunën e Junikut, ku dhuroi edhe 10 kompjuterë për gjimnazin “ Kuvendi i Junikut”, ku kohë më parë kishte dhururar edhe 10 të tjerë. Kështu që 20 kompjuterët plotësuan nevojat e shkollës, sidomos për kabinetin e informatikës. Drejtori i shkollës, Naim Kuçi, shprehet tejet falënderues për këtë donacion. “Me donacionin e sotëm nga kompania KEDS u bënë gjithsej 20 kompjuterë. Tash kabineti i informatikës së shkollës sonë është plotësuar dhe është shumë më funksional. Disa nga këta kompjuterë do të na hyjnë në punë për të zhvilluar mësimin edhe në lëndë tjera. Drejtoria e shkollës falënderon përzemërsisht kompaninë KEDS për mbështetjen dhe bashkëpunimin për një arsimim sa më cilësor,” ka thënë drejtori i gjimnazit, “Kuvendi i Junikut,” Naim Kuçi. Edhe shkolla e MU “Lan Selimi”në Lumbardh, me 5 kompjuterët që sot përfitoi nga KEDS-i, dhe 5 copë javë më parë do të përmbushë nevojat e nxënësve të kësaj shkolle. KEDS do të vazhdojë edhe tutje me aktivitete të këtilla.

Shkarko dokumentin
 
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00