Përgjegjësia shoqërore
KEDS mbolli 22 drunj për nder të Ditës së Tokës
22-05-2018
KEDS shënoi Ditën e Tokës, duke mbjellë 22 drunj në kampusin e Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishina”. KEDS me shumë dëshirë dhe vullnet pranoi të merr pjesë në organizimin e Komunës së Prishtinës, “Bëhu edhe ti mik i tokës”. Studentët e KEDS Academy ishin ata që morën përsipër mbjelljen e drunjve, duke gjelbëruar kështu kampusin e fakultetit të tyre. Studentët edhe në këtë ngjarje treguan përkushtimin për të mirën e përbashkët, duke kontribuuar për një ambient më të gjelbëruar dhe të pastër. Me këtë rast Komuna e Prishtinës i dha KEDS-it një mirënjohje për kontributin e dhënë për këtë organizim.

Shkarko dokumentin
 
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00