Përgjegjësia shoqërore
KEDS vazhdon të ndihmojë procesin mësimor në Kosovë duke krijuar laboratorë të kompjuterëve
30-06-2018
Edhe nxënësit e tri shkolla të komunës së Deçanit përfitojnë nga KEDS-i kompjuterë me qëllim të përmirësimit të procesit mësimor, si dhe për t’ju ndihmuar në rrugën e tyre të edukimit. Kësaj radhe zyrtarët e KEDS-it me 10 kompjuterë pajisën SHMU “Sylejman Vokshi” në Prilep të Deçanit , pastaj në shkollën “Dëshmorët Kombit” dhuruan 7 kompjuterë, kurse me 8 kompjuterë KEDS-i pajisi SHMU “ Drita” në Gramaçel, po në komunën e Deçanit. Me këtë kompjuterë shkollat do të krijojnë kabinetet e informatikës që deri tash nuk i kanë pasur. Tepër të kënaqur shprehen nxënësit dhe stafi i mësimdhënësve. Ata i janë mirënjohës dhe falënderojnë KEDS-in që me këtë donacion ua bëjnë shumë më të lehtë zhvillimin e mësimit nxënësve dhe qasjen në fushën elektronike, që janë më se të domosdoshëm në epokën e digjitalizimit. Nxënësi Gent Hulaj nga shkolla “Dëshmorët e Kombit”, ndjehet shumë i gëzuar dhe i lumtur me dhurimin e kompjuterëve. “Jam shumë i gëzuar për këta kompjuterë që na kanë sjellë. Tash unë dhe shokët e mi do ta kemi më lehtë të mësojmë lëndën Teknologjia Informative”, shprehet Genti. Me këto dhe aktivitete të tjera në vazhdimësi KEDS edhe njëherë po dëshmon se po ndihmon të rinjtë në rrugën e tyre të arsimimit.

Shkarko dokumentin
 
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00