Përgjegjësia shoqërore
KEDS shpërndan dhurata në Krushë për festat e fundvitit
19-12-2013
Të enjten, më 19 dhjetor 2013, KEDS ka shpërndarë rreth 580 dhurata për nxënës të ciklit të ulët dhe parashkollorë në dy shkolla fillore në Krushë të Vogël dhe Krushë të Madhe, ndër fshatrat e prekura më së shumti në luftën e fundit në Kosovë. Është viti i parë i funksionimit të KEDS dhe këto janë dhuratat e para që KEDS dhuron për festa të fundvitit me iniciativë të menaxhmentit të lartë të ndërmarrjes. Sipas drejtorit ekzekutiv, z. Vedi Yesilkilic, fëmijët e kësaj treve meritojnë edhe më shumë dhe buzëqeshja e tyre në ditën e sotme tregon se ata janë të shëndoshë, të hareshëm dhe plotë vullnet për jetën e tyre.“Kjo buzëqeshje më emocionon shumë dhe nuk mund ta krahasojë me asgjë më të bukur”, deklaroi z. Yesilkilic i emocionuar dhe entuziazmuar nga disponimi pozitiv i nxënësve. Me rastin e festave të fundvitit KEDS ka shpërndarë dhurata për të treguar kujdes dhe ngrohtësi për fëmijët e Krushës, me qëllim që të njëjtit dhe familjet e tyre të mos ndjejnë që shoqëria nuk mendon dhe nuk kujdeset për ta.

Shkarko dokumentin
 
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 038 501 701 1000
038 791 000