Përgjegjësia shoqërore
Punëtorët e KEDS i përgjigjen thirrjes për dhurimin e gjakut
16-01-2014
Departamenti për Komunikime i KEDS dhe Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut kanë organizuar një aksion për dhurimin vullnetar të gjakut nga punëtorët e kësaj kompanie të re që operon në Kosovë prej më pak se një vit. Ky veprim është zhvilluar në Zyrën Qendrore të KEDS (objekti i Elektrokosovës) më 14. 01.2014. Kësaj thirrjeje u janë përgjigjur vullnetarisht afro 50 punëtorë të KEDS, përkatësisht të administratës qendrore. Ky hap paraqet përkushtimin e KEDS për çështje të përbashkëta publike të karakterit human, që u takojnë të gjithë qytetarëve. Zyrtarët nga Qendra e Transfuzionit janë ndarë mjaft të kënaqur nga aksioni. Fadil Mahmuti , menaxher për Marketing dhe Informim në Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, u shpreh: ”Gjendemi sot në mesin e punonjësve të KEDS, ku i janë përgjigjur kësaj ftese një numër i konsiderueshëm i punonjësve të kësaj kompanie dhe jam i kënaqur me pjesëmarrjen e këtyre dhuruesve.

Shkarko dokumentin
 
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00