Përgjegjësia shoqërore
KEDS bleu mbi 1000 çanta nga gratë e komunitetit RAE
23-01-2014
Krahas furnizimit me energji elektrike, KEDS nuk ka lënë anash as aktivitet shtesë që kanë të bëjnë me përgjegjësitë shoqërore. Me blerjen e mbi 1000 çantave, që janë prodhime të grave të komunitetit rom, ashkalinj dhe egjiptian, KEDS ka ndihmuar këta njerëz, të cilët nuk kanë kurrfarë të ardhurash dhe janë në gjendje të rëndë ekonomike. Këto çanta KEDS i ka përdorur për të shpërndarë dhurata për festat e fundvitit. Afër 600 prej tyre janë mbushur me dhurata për nxënësit e Krushës, që kompania i shpërndau për festën e Vitit të Ri. Çantat janë blerë nëpërmjet shoqatës “The Ideas Partnership”. Rreth 400 çanta tjera janë blerë për t’iu dhënë dhuratë partnerëve, kontraktrorëve dhe bashkëpunëtorëve të KEDS.

Shkarko dokumentin
 
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 038 501 701 1000
038 791 000