KEDS ka blerë 8 gjeneratorë mobilë me kapacitet prej 100 kVA secili, të cilët do të përdoren gjatë situatave emergjente për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike për konsumatorët më të ndjeshëm, siç janë spitalet, institucionet e sigurisë, qendrat e kontrollit emergjent , si dhe institucionet e tjera kritike për funksionimin e vendit.

Këta gjeneratorë do të jenë gjithmonë në gatishmëri emergjente dhe do të shpërndahen në të gjithë Kosovën për të siguruar intervenim sa më të shpejtë në cdo cep të vendit.