Sot në fokus: Dita ndërkombëtare e grave dhe vajzave në shkencë 2021
Sot shënohet "Dita ndërkombëtare e grave dhe vajzave në shkencë" dhe ne përmes një ekspozite që kemi përgatitur për punëtorët e kompanisë tonë, kemi përzgjedhur 12 shkencëtare dhe storiet inspiruese të dedikimit të tyre në fusha të ndryshme shkencore.
Lë të shënojmë këtë ditë të rëndësishme duke u zotuar për një pjesëmarrje më të barabartë të grave dhe vajzave në shkencë, duke i thyer paragjykimet që i pengojnë ato dhe duke ua liruar rrugën që ato të arrijnë potencialin e tyre të plotë!
Ndër shkencëtaret e suksesshme në listën tonë janë edhe fizikanja Marie Curie e cila është personi i vetëm që fitoi çmimin Nobel në dy shkenca të ndara, pastaj gruaja e parë që udhëtoi në hapësirë Valentina Tereshkova, e shumë gra të tjera që lanë gjurmë në histori përmes punës së tyre.
Kjo ekspozitë është organizuar në kuadër të projektit tonë ombrellë "WomEN", që ka për qëllim fuqizimin e grave dhe vajzave në kompani dhe në komunitet, zotim ky që është bërë me nënshkrimin e 7 parimeve të UN Women.
Urime kjo ditë #GratëdheVajzatnëShkencë!