Përkushtimi i KEDS-it për sigurinë në punë dhe mbrojtjen e ambientit

Për KEDS me rëndësi të veçantë është siguria në punë dhe mbrojtja e ambientit, por edhe përgjegjësi e tyre që të krijojnë siguri në radhë të parë për veten, kolegët, kontraktorët dhe për të gjithë qytetarët.

Përkushtimin tonë për siguri ne e dëshmojmë në këto mënyra:

  • kërkojmë në vazhdimësi forma të ndryshme për përmirësimin dhe avancimin  e performancës së sigurisë në punë dhe mbrojtjes së ambientit,
  • trajnojmë në mënyrë permanente punëtorët e KEDS-it nga aspekti i sigurisë në punë dhe mbrojtjen e ambientit,
  • në të gjitha planifikimet, programet dhe aktivitetet e kompanisë përfshijmë edhe sferën e sigurisë në punë dhe mbrojtjen e ambientit, si dhe
  • krijojmë raporte transparente dhe konstruktive me punëtorët e kompanive kontraktuese, po ashtu edhe me konsumatorët tonë.  

    

UDHËZIME DHE KËSHILLA PËR SIGURI

KEDS ju ofron udhëzime dhe këshilla si të mbroheni nga rreziqet që mund të shkaktojë rryma. Është e rëndësishme të dimë si të jetojmë, të mësojmë, të punojmë dhe të luajmë të sigurt në të gjitha vendet ku gjendet rryma.

SIGURIA PËR FËMIJËT

Këshilla për siguri jashtë shtëpisë

Trafostacionet, shtyllat dhe kabllot e energjisë elektrike, mund të jenë tërheqëse për fëmijët, por është shumë e rëndësishme që fëmijët t’i dinë rreziqet që mund t’u kanosen, duke luajtur në afërsi të këtyre pajisjeve.
Rryma, nëse nuk preket, nuk është e rrezikshme, por mund të jetë, madje edhe fatale, nëse bie në kontakt me të.
Nëse jeni duke luajtur jashtë, kurrë mos u afroni afër pajisjeve elektrike, siç janë: trafostacionet, shtyllat dhe kabllot e energjisë elektrike.

Trafostacionet

Kurrë mos luani lojëra me top afër një trafostacioni apo shtylle elektrike. Nëse ju bie topi apo diçka tjetër, brenda rrethojave të trafostacionit, atëherë:

  • Na thirrni në numrat tonë të telefonit dhe ne do të vijmë dhe t’ua marrim ato, sa më shpejt që mundemi;
  • Asnjëherë mos provoni t‘i merrni ato vetë, madje edhe nëse ju duket fare e lehtë;
  • Asnjehërë mos provoni t’i tërhiqni me ndonjë mjet, qoftë edhe me një thupër.

Shtyllat elektrike

Kur të luani, duhet të jeni të vëmendshëm dhe shikoni se a ka shtylla elektrike afër, nëse ka, atëherë shmangni lojën afër tyre. 

  • Asnjëherë mos tentoni të hipni në ndonjë pemë mbi të cilën kalojnë kabllot e energjisë eletrike.
  • Asnjëherë mos gjuani ndonjë gjë në shtyllë elektrike dhe mos luani me fluturake apo aeroplan letre afër një shtylleje elektrike.  Energjia elektrike mund t’ju zë edhe pa e prekur atë, kështu që shtyllat elektrike janë të rrezikshme edhe atëherë kur jeni afër tyre.

Nëse ndonjë lodër, fluturake, apo aeroplan letre është varur në shtyllën elektrike, atëherë:

  • Largohuni dhe mos e prekni perin ose lidhësen;
  • Mos e largoni perin nga përçuesit e shtyllës elektrike;
  • Jini të vëmendshëm edhe për të tjerët përreth;
  • Lajmërohuni në numrat tonë të telefonit dhe ne do ta heqim atë. Nëse peri rri i varur në shtyllë, atëherë edhe fëmijët e tjerë mund të lëndohen, madje mund t’u rrezikohet edhe jeta;
  • Gjatë stuhisë, nëse nuk mund të hyni brenda, atëherë shtrihuni përtokë. Nëse keni mundësi futuni në një gropë. Gjëja më e rëndesishme që të mbani në mend gjatë stuhisë është t’i shmangeni drunjve të lartë, objekteve të larta dhe të metalta.

Këshilla për sigurinë e fëmijëve nga pajisjet shtëpiake

Rryma është gjithandej shtëpisë tuaj, prandaj është shumë me rendësi të jeni të kujdesshëm. Kur të përdorni ndonjë pajisje elektrike ose lodër, jini të vëmendshëm:

  • Mos i fusni gishtat apo ndonjë gjë tjetër, përpos kokës së kabllos elektrike në prizën elektrike;
  • Kur ta hiqni kabllon nga priza, mos e tërhiqni atë, por kokën që është e futur në prizë;
  • Mos përdorni pajisje elektrike, si tharrësen e flokëve, nxemës të ndryshëm etj. kur jeni të lagur,  i keni duart e lagura, ose jeni brenda në ujë;
  • Kufizoni numrin e pajisjeve të kyçura në një prizë. Një qark i mbingarkuar shkakton rrezik nga zjarri. Shumë kabllo të kyçura në një qark do ta tejnxehin atë dhe kjo shumë shpejt mund të shkaktojë zjarr;
  • Shikoni rreth e rrotull nëse ndodhen priza dhe kabllo të dëmtuara. Mos i prekni ato, lajmëroni një person të rritur;
  • Nëse sheh ndonjë pajisje elektrike ose kabllo të përfshirë nga zjarri, mos hidhni ujë mbi të. Lajmëroni një të rritur, ai do të përpiqet ta fikë zjarrin me bombolat për fikje të zjarrit që gjendet në ndërtesën tuaj, ose do të thërrasë në ndihmë zjarrfikësit që të raportojnë incidentin dhe largohuni nga aty menjeherë;
  • Është e pamundur ta dimë nëse një kabllo elektrike është e kyçur apo e shkyçur; Asnjëherë mos e prekni atë nëse nuk je i sigurt që është jashtë prizes.
UDHËZIME PËR SIGURI NË SHTËPI

Që nga mosha e re jemi mësuar të dëgjojmë se rryma është e rrezikshme, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm.
Kontaktoni elektricistin tuaj, nëse:

  • Siguresat e shtëpisë tuaj kanë defekt ose ndërprerësit fiken vazhdimisht;
  • Një erë djegie e pazakonshme vjen nga ndonjë pajisje elektrike;
  • Nëse vjen ndonjë zhurmë nga poçi, ndërprerësi, priza apo pajisje tjetër elektrike;
  • Kur ndjeni një si shpim gjilpërash në dorën tuaj kur prekni një pajisje elektrike;
  • Kur poçat elektrike vetvetiu ndizen dhe fiken njëkohësisht.

Këshilla për siguri nga pajisjet shtëpiake

  • Asnjëherë mos e prekni prizën, ndërprerësin ose ndonjë aparat tjetër elektrik me duar të lagura;
  • Ndaleni dhe hiqeni nga priza pajisjen që doni ta inspektoni apo pastroni;
  • Shmangni përdorimin e adapterëve dhe kurrë mos e futni një adapter (përshtatës ) në një tjetër;
  • Nëse futni një kabllo në prizë, jini të sigurt që e keni futur siç duhet dhe në prizën e duhur;
  • Rregullisht inspekto pajisjet elektrike. Shiko nëse janë nxehur tej mase, kanë humbje kontakti dhe ndryshk. Pajisjet dhe prizat që nuk i kanë kontaktet e puthitura mire, mund të shkaktojnë djegie dhe zjarr;
  • Sigurohuni që perdet dhe orenditë të jenë larg nxehmësve;
  • Sigurohuni, sidomos nëse nxehmësit janë me rregullator të temperaturës. Këta lloj  nxehmësish mund të aktivizohen edhe në kohën kur jeni jashtë shtëpisë;
  • Asnjëherë mos lini ndonjë gjë mbi nxehmëse;
  • Nëse keni jorgan elektrik, sigurohuni që keni vepruar sipas instruksioneve të përdorimit. Mos e përdorni atë kur është i lagur, ose kur është i palosur apo i rrudhur;
  • Mos i përdorni pajisjet elektrike në kopsht kur bie shi;
  • Thërrisni një elektricist kur keni nevojë për ndonjë riparim;
  • Kontrolloni kabllot elektrike se mos janë të dëmtuara. Mos i riparoni ato, por zëvendësoni me të reja!  Riparimet që bëjmë në shtëpi, janë burim i zakonshëm i zjarrvënies;
  • Përdorini kabllot vazhduese vetëm në raste të rralla. Shumë kabllo të kyçura në një qark do ta nxejnë jashtë mase atë dhe kjo shumë shpejt mund të shkaktojë zjarr;
  • Mos i vendosni kabllot elektrike nën tepih, rrugica ose orendi dhe mos i ngjisni në mur;
  • Mos i vendosni kabllot elektrike në atë mënyrë që ato të kalojnë nëpër dyer dhe nën tepih, sepse dikush mund të ngatërrohet nëpër kabllo dhe kjo mund të shkaktojë goditje elektrike;
  • Mos vendosni asgjë mbi TV dhe mos e mbuloni atë, sepse mund të nxehet dhe të shkaktojë zjarr;
  • Mos i vendosni pajisjet elektrike shtëpiake afër lavamanit;
  • Mos i ngarkoni prizat me shumë pajisje të futura në të. Duke i shkyçur pajisjet që nuk i përdorni, largohet rreziku nga goditjet elektrike dhe zjarret që mundet të shkaktohen nga kjo dukuri;
  • Sigurohuni që çdo prizë të ketë kapak për t’iu shmangur kontaktit;
  • Asnjëherë mos i lini llambat elektrike pa poça, ndërroni ato sapo të digjen;
  • Gjatë stuhive të mëdha (vetëtimë, murmurimë), mos përdorni pajisje elektrike, mund të përdorni vetëm telefonin në qoftë se është një rast urgjent. Mos bëni banjë ose dush;
  • Sigurohu që shtëpia juaj ka rrufepritës sipas standardeve.

Këshilla për siguri nga rryma elektrike jashtë shtëpisë

Gjeni këshilla dhe udhëzime si të mbroheni  nga rryma elektrike  dhe si t’i parandaloni aksidentet që mund të ndodhin jashtë shtëpisë:

  • Shmangni mbjelljen e drunjve nën përçuesit elektrikë;
  • Para se të filloni ndonjë punë kur përdorni shkallët ose skelet, shikoni me kujdes  përçuesit dhe shtyllat elektrike;
  • Shkallët dhe objektet e gjata  gjithmonë mbani në pozicion horizontal;
  • Rekomandohet që shkallët të jenë nga druri apo nga ndonjë material izolues;
  • Mos digjni mbeturina nën përçues elektrikë dhe afër shtyllave  elektrike;
  • Çfarëdo kabllo ose përçues elektrik që hasni diku, në asnjë mënyrë mos e prekni, sepse mund të jetë nën tension elektrik!  Qëndroni  larg dhe mos i lini të tjerët të afrohen;
  • Mos i përdorni pajisjet elektrike jashtë  kur bie shi, gjithmonë gjatë përdorimit të tyre jashtë shtëpisë duhet të keni të mbathura këpucë dhe sigurohuni se janë të terura;
  • Nëse planifikoni të gërmoni në kopshtin tuaj, atëherë sigurohuni që nuk ka kabllo  elektrike nëntokësore. Nëse dyshoni se mund të ketë, thirrni në numat tonë të telefonit dhe ekipet tona do ta verifikojnë ku ndodhen kabllot elektrike, nëse ka;
  • Nëse shihni një shtyllë të rrëzuar apo të thyer,  për shkak të rrezikut, qëndroni  së paku  5 metra larg dhe lajmëroni sa më parë rastin në numrat tonë të telefonit;
  • Nëse instaloni në kopsht priza, ato patjetër duhet të jenë adekuate për ambient të jashtëm.
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 038 501 701 1000
038 791 000

Ligjet e aprovuara nga Parlamenti i Republikës së Kosovës

Ligji pr energjin
Ligji pr energjin elektrike
Ligji pr Rregullatorin e energjis
Ligji pr TVSH
Ligji pr Agjencin Kosovare t Privatizimit
×

Urdhëresat administrative

Urdhresa 2008/5 pr pronat e uzurpuara
Urdhresa 2004/2 pr pronat e uzurpuara
×

Rregullat e aprovuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë

Rregulli pr zgjidhjen e kontesteve n Sektorin e energjis
Rregulli pr kushtet e prgjithshme t furnizimit me energji elektrike
Rregulli pr kyjen dhe shkyjen e konsumatorve n Sektorin e energjis n Kosov
×

Procedurat dhe kodet e KEK sh.a

Procedura pr ankesa t prgjithshme t konsumatorve
Procedura pr identifikimin dhe parandalimin e shfrytzimit t paautorizuar t energjis elektrike
Procedura e Qendrs s Thirrjeve
Kontrata e furnizimit me energji elektrike pr konsumatort e amvisris
Kontrata e furnizimit me energji elektrike pr konsumatort komercial
Procedura pr mbylljen e llogaris
Procedura pr lidhje t re
Procedura e prkohshme pr faturimin dhe leximin e konsumatorve
Kodi i matjes i Operatorit t Shprndarjes
Kodi i Shprndarjes i OSSH-s
Kodi i Sjelljes dhe Etiks / KEK Code of Ethics
Kodi i puns pr qasje n tok dhe ndrtesa
×