Bojleri
Varësisht nga madhësia, lloji i bojlerit, anëtarët e familjes, si dhe kohën që qëndron i ndezur bojleri, sipas një mesatareje që kanë nxjerrë ekspertët tanët të kursimit, duke analizuar përdorimin e energjisë elektrike, bojleri në shtëpitë tonë shpenzon diku prej 30 deri në 50% të faturës mujore gjatë sezonit të verës, dhe 40 deri në 60% gjatë stinës së dimrit, kuptohet jo në rastet kur edhe ngrohja qendrore është me energji elektrike. Për shembull, për një familje çift me dy fëmijë, do të thotë diku 20 euro gjatë stinës së verës dhe 25 euro gjatë dimrit.
Për kursim të energjisë elektrike, por edhe të xhepit tuaj, ekspertët tanë rekomandojnë:
- Lini bojlerin ndezur gjatë natës, saktësisht pas orës 22:00 (tarifa e ulët gjatë dimrit).
- Gjatë ditës ndizni bojlerin vetëm sipas nevojës.
- Kujdesuni që bojleri në shtëpinë tuaj të mos jetë shumë i vjetër dhe të jetë sa më funksional.
- Reduktoni në minimum përdorimin e ujit të ngrohtë në lavaman të kuzhinës apo banjos