Këshilla të përgjithshme të sigurisë nga energjia elektrike
- Inspektoni pajisjet e lidhura me kabllo dhe prizë;
- Riparoni ose zëvendësoni menjëherë pajisjet e dëmtuara;
- Asnjëherë mos e prekni prizën, ndërprerësin ose ndonjë pajisje tjetër elektrike me duar të lagura;
- Jini të vetëdijshëm që prizat e nxehta mund të jenë një shenjë se instalimi i energjisë elektrike nuk është bërë siç duhet, mos i shfrytëzoni ato derisa një elektricist i kualifikuar të ketë kontrolluar lidhjet;
- Mos i ngarkoni prizat me shumë pajisje. Duke i shkyçur pajisjet që nuk i përdorni, largohet rreziku nga goditjet elektrike dhe zjarret që mund të shkaktohen nga kjo dukuri;
- Rreziku i goditjes nga energjia elektrike është më i madh në zonat me lagështi;
- Gjatë stuhive të mëdha (vetëtimat, bubullimat) mos përdorni pajisje elektrike;
- Informohuni se ku ndodhen ndërprerësit/siguresat në rast urgjence;
- Etiketoni qartë të gjithë ndërprerësit dhe kutitë e siguresave;
- Mos përdorni priza që e kanë të ekspozuar instalimin elektrik të brendshëm të tyre (me izolim të dëmtuar);
- Mos prekni një person ose pajisje elektrike në rast të një incidenti; gjithmonë sigurohuni që është shkëputur së pari burimi i energjisë;
- Mos digjni mbeturina nën përçues elektrikë dhe afër shtyllave elektrike;
- Në asnjë mënyrë mos e prekni kabllon ose përçuesin elektrik që hasni diku;
- Nëse shihni një shtyllë të rrëzuar apo të thyer, për shkak të rrezikut, qëndroni së paku 5 metra larg dhe lajmëroni sa më parë rastin në KEDS;
- Nëse shihni që ju kanoset ndonjë rrezik juve apo të tjerëve nga energjia elektrike, kontaktoni sa më parë shërbimet emergjente dhe kompaninë tonë.