Dëshironi të dini më shumë rreth punës, përvojës dhe ballafaqimit me sfidat ditore të inxhinierëve të KEDS në terren? Atëherë vazhdoni ta lexoni këtë artikull!

Duke punuar intensivisht në projekte madhore, kolegët tonë kanë ndarë me ne përvojat e tyre profesionale në një fushatë të vazhdueshmë që ne e kemi shfaqur për publikun përmes rrjeteve sociale.

Fushata për më tepër paraqet momente e storie për punët e përditshme të inxhinierëve të KEDS si dhe eksperiencat e tyre në vendin e punës dhe synon të ngrisë vetëdijësimin për karrierën inxhinierike sidomos tek të rinjtë, si dhe ka për qëllim të informojë inxhinierët e ardhshëm të vendit tonë për mundësitë e punësimit në KEDS.

Një nga inxhinierët e rinj në kompaninë tonë është edhe Alush Mexhuani, ish-student i KEDS Academy III, i cili tashmë është punësuar në KEDS.

Alushi për momentin mban titullin Inxhinier i Prishjeve në Zyrën Qendrore. Ai gjithashtu është edhe trajnues në Qendrën e Trajnimeve të KEDS.

Për të mësuar më shumë rreth eksperiencave të inxhnierëve të  KEDS gjatë kohës kur ata janë në terren, vizitoni galerinë në anën e djathtë të këtij artikulli!

#iLeadCampaign #KEDSEnergy #Engineers