Fushata "Rryma t’kushton më lirë"
Që nga fillimi i veprimtarisë sonë, ne kemi besuar në vizionin tanë se energjia elektrike duhet të jetë e qasshme për të gjithë dhe ajo duhet të përdoret në mënyrë të drejtë, ligjore dhe me përgjegjësi.
Falë përkushtimit tonë në arritjen e këtij vizioni, rezultatet kanë qenë të jashtëzakonshme. Megjithatë, pavarësisht arritjeve tona, ka individë që vazhdojnë të keqpërdorin energjinë elektrike, duke rrezikuar qëllimin tonë të përbashkët.
Slogani ynë i fushatës, "Rryma t’kushton më lirë", shërben si dëshmi se pasojat e vjedhjes - qoftë dënimi me burgim, me gjoba ose edhe me rrezikim të jetës - janë shumë më të kushtueshme, sesa konsumimi në mënyrë ligjore i energjisë elektrike.
Të jesh një qytetar i përgjegjshëm dhe të paguash për shërbimet që konsumon nuk është vetëm gjëja e duhur për të bërë, por është edhe zgjedhja më e përshtatshme dhe më e përballueshme.
Konsumatorë të dashur, ju ftojmë të na bashkoheni në këtë rrugëtim. Sepse, së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim të rëndësishëm, të zhdukim fenomenin e keqpërdorimit të energjisë elektrike, duke siguruar një të ardhme më të ndritshme dhe më të barabartë për të gjithë.