Informata rreth aplikimit në Programin e KEDS Academy

21 TETOR 2024

Kur mund të aplikoni?

Duke filluar nga data 21 Tetor 2024 deri me datë 8 Nëntor 2024

Ku mund të aplikoni?

Në Zyrën Qendrore të KEDS në Boulevardin Bill Clinton Nr. 5 në Prishtinë, kati i 9-të ose në e-mail adresën apply@keds-energy.com.     

Kush mund të aplikojë?

Studentët e Universiteteve Publike në Republikën e Kosovës që janë duke ndjekur studimet në vitin e fundit akademik, viti i tretë i studimeve, si dhe Nxënësit e Shkollave të Mesme Profesionale viti i fundit i shkollimit (klasa e 12).

Të drejtë aplikimi kanë studentët dhe nxënësit sipas drejtimeve/ profileve në vijim: 

FAKULTETI DREJTIMI NOTA MESATARE
Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike Elektroenergjetikë 6.5
Ndërtimtari

Konstruksione

Gjeodezi 

6.5

6.5

 

SHKOLLA E MESME PROFESIONALE DREJTIMI NOTA MESATARE 
Drejtimi Elektroteknikë

Energjetikë

Instalues Elektrik 

3.0


Kriteret e përgjithshme për përzgjedhjen e studentëve:

  • Shkathtësi të mira në përdorimin e Teknologjisë Informative.
  • Shkathtësi të mira të komunikimit.
  • Njohja e gjuhës angleze e obligueshme.

Kriteret e përgjithshme për përzgjedhjen e nxënësve:

  • Suksesi në vitin paraprak (minimum me sukses të mirë).
  • Shkathtësi të mira në përdorimin e Teknologjisë Informative.
  • Shkathtësi të mira të komunikimit.
  • Njohja e gjuhës angleze përparësi.

Pse duhet të aplikoni?

Që të përfitoni njohuri/ shkathtësi për zhvillim të vazhdueshëm profesional për inkuadrim më lehtë në tregun e punës. Një mundësi më shumë në përfitimin e përvojave dhe ekspertizës profesionale.

Çka ju nevojitet për aplikim?

Për studentët e Universitetit:

Formulari i plotësuar i shkarkuar nga web faqja e KEDS.

Transkripti i notave për vitin paraprak.

Dëshmi (vërtetim) se jeni student i rregullt në vitin e tretë akademik.

Si dhe dëshmi tjera të përshkruara në formularin e aplikimit.

Për nxënësit e shkollave të mesme:

Formulari i plotësuar i shkarkuar nga web faqja e KEDS.

Certifikata e notave për vitin paraprak (klasa 11).

Si dhe dëshmi tjera të përshkruara në formularin e aplikimit.

Si mund te aplikoni?

Për të aplikuar, plotësoni formularin e aplikimit  https://tinyurl.com/5yxs94d4

Pas aplikimit

Kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara më lart mund të hynë në garë për të qenë pjesë e programit. Kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë nëpër një proces të vlerësimit si: test me shkrim dhe intervistë me gojë. Kandidatët të cilët do të tregojnë rezultat pozitiv në testin me shkrim do t’i nënshtrohen intervistës me gojë. Pas fazës së intervistimit kandidatët e suksesshëm do të jenë pjesë e programit.