Tetor 27, 2025
Hapet aplikimi për programin KEDS Academy 13
Informata rreth aplikimit në Programin e KEDS Academy
27 TETOR 2025
Kur mund të aplikoni?
Duke filluar nga data 27 Tetor 2025 deri me datë 14 Nëntor 2025
Ku mund të aplikoni?
Në Zyrën Qendrore të KEDS në Boulevard-in Bill Clinton Nr. 5 në Prishtinë, kati i 9-të ose në e-mail adresën apply@keds-energy.com
Kush mund të aplikojë?
Studentët e Universitetit të Prishtinës që janë duke ndjekur studimet në vitin e fundit akademik, viti i tretë i studimeve, si dhe Nxënësit e Shkollave të Mesme Profesionale viti i fundit i shkollimit (klasa e 12).
Të drejtë aplikimi kanë studentët dhe nxënësit sipas drejtimeve/ profileve në vijim:
| FAKULTETI | DREJTIMI | NOTA MESATARE |
| Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike | Elektroenergjetikë | 6.5 |
| Shkenca Matematiko – Natyrore | Matematikë | 6.5 |
| Juridik | Juridik i Përgjithshëm | 7.0 |
| Ekonomik | Menaxhement | 7.0 |
| SHKOLLA E MESME PROFESIONALE | Profili | NOTA MESATARE |
| Drejtimi Elektroteknikë | Energjetikë Instalues Elektrik |
3.0 |
Kriteret e përgjithshme për përzgjedhjen e studentëve:
- Shkathtësi të mira në përdorimin e Teknologjisë Informative.
- Shkathtësi të mira të komunikimit.
- Njohja e gjuhës angleze përparësi.
Kriteret e përgjithshme për përzgjedhjen e nxënësve:
- Suksesi në vitin paraprak (minimum me sukses të mirë).
- Shkathtësi të mira në përdorimin e Teknologjisë Informative.
- Shkathtësi të mira të komunikimit.
- Njohja e gjuhës angleze përparësi.
Pse duhet të aplikoni?
Që të përfitoni njohuri/ shkathtësi për zhvillim të vazhdueshëm profesional për inkuadrim më lehtë në tregun e punës. Një mundësi më shumë në përfitimin e përvojave dhe ekspertizës profesionale.
Çka ju nevojitet për aplikim?
Për studentët e Universitetit
Formulari i plotësuar i shkarkuar nga web faqja e KEDS.
Transkripti i notave për vitin paraprak.
Dëshmi (vërtetim) se jeni student i rregullt në vitin e tretë akademik.
Si dhe dëshmi tjera të përshkruara në formularin e aplikimit.
Për nxënësit e shkollave të mesme
Formulari i plotësuar i shkarkuar nga web faqja e KEDS.
Certifikata e notave për vitin paraprak (klasa 11).
Si dhe dëshmi tjera të përshkruara në formularin e aplikimit.
Si mund te aplikoni?
Për të aplikuar, plotësoni formularin e aplikimit https://shorturl.at/upW6I
Pas aplikimit
Kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara më lart mund të hynë në garë për të qenë pjesë e programit. Kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë nëpër një proces të vlerësimit si: test me shkrim dhe intervistë me gojë. Kandidatët të cilët do të tregojnë rezultat pozitiv në testin me shkrim do t’i nënshtrohen intervistës me gojë. Pas fazës së intervistimit kandidatët e suksesshëm do të jenë pjesë e programit.