Në kuadër të trajnimit për kualifikimin Ekspert i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, KEDS ka realizuar një vizitë në terren në vend-punishten e UNOPS për ndërtimin e Fakultetit të Shkencave Matematikore Natyrore. 

Pjesëmarrësit shfrytëzuan mundësinë të shohin praktikat e aplikuara të UNOPS-it në aspektin e sigurisë dhe shëndetit të punë, si dhe kërkesat e nevojshme në industrinë e ndërtimit si industri me risk të lartë.

Aty, ndër të tjera, u diskutuan edhe organizimi i sigurt i vend-punishtes, puna në lartësi, pajisjet personale mbrojtëse etj. 

Kjo vizitë është organizuar si pjesë e trajnimit praktik për modulin Kërkesat specifike të SSHP-së për industritë me risk të lartë.

KEDS mbetet gjithmonë i përkushtuar dhe bashkëpunues ndaj avancimit të çështjes së sigurisë dhe shëndetit të punonjësve.