Hoteliera ofron një mundësi të jashtëzakonshme për ulje të konsumit, nëse veprohet me hapa konkret dhe të vazhdueshëm drejt ruajtjes të energjisë.

Disa nga këta hapa janë:

•Në përputhje me rrethanat, shmangni ndriçimin elektrik dhe përdorni atë natyral.

•Sipas mundësisë shmangni ndriçimin dekorativ dhe përdorni vetëm ndriçimin e nevojshëm për hapësirën tuaj.

•Përdorimi i gazit për gatim ulë dukshëm konsumin e energjisë elektrike. Nëse nuk përdorni gazin per gatim, atëhere mundohuni që furrën ta hapni sa më pak gjatë pjekjes.

•Ulni temperaturën e termostatit të bojlerit për disa gradë. Kjo do të zvogëlojë dukshëm konsumin dhe nuk do të vërehen ndryshime të mëdha gjatë përdorimit.

•Sipas mundësisë instaloni drita LED në të gjithë hotelin, sepse ato përdorin shumë më pak energji sesa llambat tradicionale inkandeshente dhe zgjasin më gjatë.

•Nëse keni mundësi instaloni sensor te lëvizjes për të ndezur dhe fikur dritat në hapësirat që nuk janë në përdorim të vazhdueshëm (p.sh korridore, tualete).

•Fikni dritat ne salla të cilat nuk frekuentohen shumë nga njerëzit.

•Kondicioneri mund të harxhojë shumë energji në ditët kur temperatura është mesatare. Fikni atë, kur nuk është i nevojshëm.

Si masë afatgjate mund të jetë:

Instalimi i sistemeve diellore për ngrohjen e ujit