Na thuaj dy - tri këshilla të kursimit, fito kupon librash për 1 Qershor
Për të shënuar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve, KEDS organizoi lojën me video për fëmijët deri në moshën 12 vjeçare.
Përmes kësaj loje që u bë publike në rrjetet sociale, KEDS ftoi fëmijët deri në moshën 12 vjeçare të marrin pjesë, duke dërguar një video me dy-tri këshilla të kursimit të energjisë elektrike.
Qëllimi i kësaj loje ishte që fëmijët të edukohen dhe vetdijësohen më shumë për kursimin e energjisë elektrike, duke mësuar nga bashkëmoshatarët këshilla, të cilat të gjithë mund t’i aplikojnë lehtë në shtëpinë e tyre.
Më shumë se 20 fëmijë nga e gjithë Kosova morën pjesë në lojë, ku në fund të gjithë u shpërblyen me nga një kupon në vlerë 20 euro, me libra nga libraria Dukagjini, të spozoruara nga KEDS.
Po ashtu, videot e tyre u shpërndanë në rrjetet sociale të KEDS, në mënyrë që edhe fëmijët e tjerë të mësojnë nga këshilat që ata ndanë me të gjithë ne.