Megjithatë, vonesat mbi afatet e parapara nga 1 gushti i këtij viti do të kenë edhe kosto shtesë. Rregulla për Shkyçje dhe Rikyçje, e miratuar nga ZRRE-ja, parasheh rastet kur konsumatorët janë subjekt i shkyçjes nga rrjeti elektrik.

Në këtë kontekst, konsumatorët do të paguajnë edhe një taksë neto prej 15 eurosh që, bashkë me TVSH-në, shkon në 17.7 euro, shumë e cila është e paraparë sipas Rregullës për Shkyçje dhe Rikyçje nga ZRRE-ja.

Kjo informatë do t’u shërbehet të gjithë konsumatorëve edhe në faturat e leximit që do të shpërndahen gjatë këtij muaji. Afatet ligjore për pagesën e atyre faturave janë të definuara në fatura të leximit. Çdo vonesë pas asaj date, në proceset e rregullta faturuese dhe ta pakontestuara, nënkupton që konsumatori mund të jetë subjekt i shkyçjes nga rrjeti elektrik.

Shkyçjet nuk janë të lidhura me një shumë të caktuar të borxhit, por me faturën specifike që ka afat kohor se kur duhet paguar. Rrjedhimisht, bëhet fjalë për periudhë kohore e jo për një shumë të caktuar të borxhit.

Implementimi në praktikë i kësaj takse, përveçse është inkurajim për pagesën në kohë të rrymës nga ana e konsumatorëve tanë, ka të bëjë edhe me kostot operacionale dhe procedurale në rast të shkyçjes nga rrjeti, çka sjell shpenzime, kohë dhe resurse administrative shtesë për kompaninë.

Me qëllim që ky shpenzim operacional shtesë të evitohet, KEDS u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i përmbahen afatit ligjor, brenda së cilit detyrohen të paguajnë faturat e tyre që derivojnë nga shpenzimet e energjisë elektrike që i kanë bërë në periudhën paraprake.