Nxënësit dhe studentët në listat më poshtë, i kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e testimit dhe tani janë zyrtarisht pjesë e programit KEDS Academy 12.

Ju lutem gjeni emrin tuaj duke shikuar në listën përkatëse:

Lista e nxënësve
Lista e studentëve

Pas përzgjedhjes në bazë të rezultateve në procesin e aplikimit, studentët dhe nxënësit fillojnë trajnimin në aspektin teorik dhe në atë praktik, duke u angazhuar në departamente të ndryshme të kompanisë, përfshirë edhe trajnimin në terren dhe përdorimin e aseteve energjetike.

KEDS Academy 12 u ofron të gjithë pjesëmarrësve këtë mundësi me qëllim që të përfitojnë njohuri profesionale për integrim më të lehtë në tregun vendor dhe në atë ndërkombëtar të punës.

Ky është viti i njëmbëdhjetë me radhë që KEDS Academy organizon trajnime të tilla që kur KEDS ka filluar së operuari si korporatë në Kosovë në vitin 2013. Prej atëherë e deri më sot janë trajnuar mbi 600 studentë e nxënës, shumë prej të cilëve janë të punësuar, madje kanë edhe pozita menaxheriale në kompani.