Prej kur KEDS ka filluar operimin në Kosovë, prioriteti kryesor ka qenë avancimi i rrjetit elektrik përmes investimeve të ndryshme. Duke marrë parasysh gjendjen e rrjetit të cilën e kemi trashëguar, janë bërë mbi 200 milionë euro investime në gjithë territorin e Kosovës.

Për këto investime, planifikimet tona pesë vjeçare janë hartuar nga profesionistë të fushës nga Departamenti i Investimeve, duke qenë në komunikim me institucionet lokale për bashkërendimin e tyre. Kemi përcjellur me vëmendje kërkesat dhe nevojat e komunave, duke u ofruar mbështetje ndaj secilës kërkesë që ka ardhur prej tyre.

Planet tona pesë vjeçare, edhe këtë vit po i shpalosim nga komuna në komunë, duke treguar seriozitet të plotë e respekt institucional. Koordinimi me secilën prej tyre, sidomos në aspektin e projekteve infrastrukturore, bën që implementimi i projekteve të shkojë mirë dhe pa asnjë problem për të dyja palët. 

Takimin e parë për planin 2023-2027 e nisëm me Komunën e Prishtinës, ku u mirëpritëm nga nënkryetari Alban Zogaj, dhe drejtorë nga departamente të ndryshme të komunës. 
Investimet e KEDS në kryeqytet po vazhdojnë të implementohen, duke mos harruar shtrimin e rrjetit nëntokë në disa nga lagjet më të mëdha.