Qendra e Thirrjes - 24 orë në dispozicion të konsumatorëve
Në katin e 12-të të objektit të KEDS, gjendet një zyrë e re komplet e rinovuar. Përpos që ofron pamje panoramike të qytetit të Prishtinës, kjo zyrë kryen edhe një funksion të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Aty është bartur Qendra e Thirrjes që trajton secilën brengë të konsumatorëve përmes telefonatave, si formë shumë e shpeshtë e komunikimit.
Qendra punon me 3 ndërrime, 24 orë pandërprerë. Në numrin falas të telefonit 0800 791 00 dhe në emailin info@keds-energy.com, konsumatorët gjatë 24 orëve mund të paraqesin kërkesat e tyre, të marrin njoftime për punimet e planifikuara apo ndonjë informatë tjetër që ka të bëjë me shërbimet e KEDS.
I gjithë ky angazhim arrihet përmes 30 punëtorëve me udhëheqësin e qendrës dhe dy koordinatorëve. Nuk është vetëm pranimi i thirrjeve detyrë e punëtorëve të qendrës. Ata merren me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me konsumatorin si: procedurat e shërbimeve, orarin e punimeve në rrjet, prishjet eventuale e shumë shërbime të tjera.
Shifrat ilustrojnë volumin e jashtëzakonshëm të punëve që kryen kjo qendër. Gjatë vitit 2020 e njëjta pranoi plot 453,212 mijë thirrje.
Skender Buja, udhëheqës i Qendrës së Thirrjes, thekson se informatat e pranuara nga operatori i QTH regjistrohen në aplikacionin e dedikuar për Qendrën e Thirrjes dhe në formë elektronike dërgohet në Qendrën Dispeçerike përkatëse të distriktit, ku dispeçeri në Qendrën Dispeçerike e përcjellë te ekipet e intervenimeve.
Bashkëpunimi me departamentet tjera është i mirë, posaçërisht me Qendrën Dispeçerike. Qendra e Thirrjes është e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha departamentet edhe në të ardhmen me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve të ofruara drejt konsumatorëve.
Të gjithë punëtorët e kësaj qendre kanë përfunduar me sukses trajnimet për kodin e mirësjelljes në kuadër të Burimeve Njerëzore dhe të njëjtit në vazhdimësi trajnohen dhe njoftohen për çdo aplikacion të ri që është në zbatim nga ana kompanisë.
Qendra e Thirrjes në baza ditore monitoron edhe parashikimin e motit, duke marrë parasysh që moti ka ndikim të theksueshëm në rritjen e numrit të telefonave. Gjatë kohës kur sigurohen informatat mbi ndryshimet klimatike (moti i keq, erërat e forta, etj.), planifikohet numri shtesë i operatorëve, thotë Buja.
Informatat nga konsumatorët pranohen gjatë 24 orëve, 7 ditë të javës përmes numrit të telefonit 0800 791 00, po ashtu edhe përmes emailit: info@keds-energy.com.