1.   Çka është sfiduese në punë për ty?

Askush nuk e fillon jetën e tij duke ecur. Ne zvarritemi, pastaj ecim, pastaj vrapojmë. E njëjta gjë vlen edhe për tejkalimin e pavendosmërisë. Gjëja e parë që duhet të bëhet është të krijohet një plan. Mendoj që nuk duhet të ndalesh në atë se çfarë sfidash do të sjellë planifikimi; thjesht fokusohu te fillimi. Pasi të bëhet planifikimi, atëherë mund të punohet me sfidat e punës kur ato lindin - një nga një. Si sfidë më e zakonshme në departamentin ku punoj, do të kisha veçuar gjetjen e ekuilibrit të duhur midis buxhetimit shumë shpesh dhe mos-buxhetimit mjaft shpesh.

 

2.  Ndonjë karakteristikë apo diçka të veçantë për departamentin tuaj?

Departamenti i Buxhetit ndihmon të planifikohen aktivitetet e biznesit dhe vepron si një matës për vendosjen e qëllimeve financiare, duke trajtuar planifikimin afatshkurtër dhe afatgjatë. Zhvillimi i një buxheti vjetor është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe sigurimi që parashikimet të jenë të sakta mbështetet në shumë njësi organizative të kompanisë. Suksesi i menaxhimit të buxhetit është arritur duke pasur një ekuilibër në mes lidershipit vendimtar dhe një shpirti bashkëpunues me stafin dhe menaxhmentin tjetër brenda kompanisë.

 

3.  Sikur ta kishe një shkop magjik, çfarë do të ndryshoje?

- Ndryshimi i qëndrimeve të njerëzve për të vlerësuar akoma dhe më shumë startup-et dhe sfidat;

- Më shumë mentorë të gatshëm për të ndarë njohuritë dhe ndihmuar të tjerët në punë, pa pasur ndjenjën e ndrojtjes apo frikës;

- Gjithashtu do të doja të ndryshoja diçka të vogël në edukimin e njerëzve mbi aftësitë e prezantimit - më shumë të folur në publik, më shumë mësime për krijimin e vizioneve më të mira në punë.

Këto gjëra kanë një ndikim vërtet të madh në udhëheqjen dhe suksesin e kompanisë.

 

Flet Andromaqi Mehmeti, Drejtoreshë e Departamentit për Buxhet dhe Planifikim