T’ua prezantojmë vajzave profesionin e inxhinierisë
Sot, në Qendrën e Trajnimit të KEDS, një grupi prej 50 vajzave të SHFMU "Xhemail Mustafa" Prishtinë, nga klasa e parë deri në të pestën, iu prezantua profesioni i inxhinierisë nga stafi i KEDS.
Profesionet që historikisht janë ushtruar nga gjinia mashkullore, pra profesioni i inixhinierisë me pjesën e terrenit, sot u performuan para vajzave nga inxhinieret dhe koleget tona në KEDS.
Inxhinierët tanë prezantuan dhe ju shpjeguan vajzave mënyrën se si funksionon rrjeti elektrik dhe funksionimin e Qendrës së Trajnimit në përgjithësi.
Aktiviteti u shoqërua me demonstrimin praktik se si përdoren pajisjet elektrike, duke përfshirë procesin e ngjitjes në shtyllat elektrike, pastaj cilat janë pajisjet mbrojtëse, si duhet vepruar që të jemi të sigurt, dhe si duhet të bëhet kontrollimi i shtyllës, për të mos rrezikuar jetën tonë.
Po ashtu, ato patën mundësi që nga afër të shohin dhe të mësojnë se si trajnohen punëtorët për terren, çfarë pajisje kanë dhe si punojnë ata.
Të gjitha këto u ekzekutuan me idenë e promovimit të barazisë gjinore në punë, kështu duke nënkuptuar që profesioni dhe suksesi nuk kanë gjini.
KEDS përmes aktiviteteve të tilla, angazhohet për trajtim, mundësi dhe zhvillim të barabartë të vajzave në të gjitha profesionet që ato zgjedhin për veten e tyre!