Ne e dimë se mungesa e energjisë elektrike është tejet bezdisëse, andaj ju falënderojmë për durimin tuaj gjatë kohës kur ne punojmë që t’ua rikthejmë energjinë elektrike në shtëpitë tuaja sa më shpejt që është e mundur.

Në rastet kur energjia elektrike ndalet, është shumë e rëndësishme të dimë faktorët që shkaktojnë dhe përcaktojnë llojin e ndërprerjeve të energjisë elektrike.

 

Ndërprerjet e planifikuara

Qëllimi ynë është që të ju sigurojmë me shërbime sa më kualitative dhe stabile. Për ta bërë këtë, ne punojmë vazhdimisht që sistemi ynë energjetik të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Ndërprerjet e planifikuara janë të nevojshme në mënyrë qe ekipet tona të investojnë në mirëmbajtjen e sistemit energjetik. Gjatë këtyre punimeve, ne i zvëvendësojmë asetet e vjetëruara me ato të reja dhe më të modernizuara.

Në mënyrë që ne të kemi ndikim minimal në aktivitetet tuaja ditore, ju do të njoftoheni për këto ndërprerje në kanalet tona (shih hartën) zyrtare 24/48 orë paraprakisht. Poashtu, ju mund të informoheni për çdo ndërprerje të planifikuar permes aplikacionit eKesco.

Ndërprerjet e paplanifikuara

Ndërprerjet e paplanifikuara mund të shkaktohen nga erërat e mëdha, stuhitë e dëborës, rrufeja dhe shkaktarë të tjerë atmosferik. Ndërprerjet pa paralajmërim mund të shkaktohen edhe përshkak të defekteve në asete, nga aksidentet e komunikacionit, pemët e rëna në linjat elektrike, madje ndodhë që shpezët të krijojnë kontakt me përçuesit elektrik.

Nëse energjia elektrike ndalet për shkak të këtyre arsyeve, ju lutem na kontaktoni nëpërmjet cilës do formë të komunikimit që ne kemi në dispozicion për ju dhe ne do të bëjmë më të mirën për të ua rikthyer furnizimin me energji elektrike sa më shpejt që është e mundur.