Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS) pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak ka nisur operimet më 8 maj 2013. Në bazë të licensave nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, KEDS ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në tërë territorin e Kosovës.

KEDS sh.a. numëron afro 2000 punëtorë, të cilët janë të përkushtuar që t’iu shërbejnë me profesionalizëm e integritet të lartë të gjithë qytetarëve të Kosovës, me fokusin e vetëm - për të siguruar zgjidhjet më të mira të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët.

KEDS bën shpërndarjen e energjisë elektrike deri te konsumatori i fundit, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren. Në kuadër të KEDS janë të përfshira te gjitha linjat e energjisë elektrike të tensionit të mesëm, tensionit të ulët dhe trafostacionet përkatëse me stabilimentet përcjellëse.            

MISIONI

Të shpërndajmë energji të qëndrueshme dhe sigurt përmes zhvillimit të infrastrukturës elektrike të nivelit më të lartë, duke përdorur vazhdimisht risitë teknologjike energjetike me qëllim të avancimit të shërbimeve për konsumatorët tanë, zhvillimin e vendit dhe ruajtjen e mjedisit.

VIZIONI    

Të kemi rrjetin dhe operimet komplet të digjitalizuara, të ofrojmë shërbime të kualitetit më të lartë për konsumatorët dhe të jemi në sinkron me prodhuesit e energjisë së pastër, në hap me trendet e tranzicionit të energjisë së gjelbër në botë.

VLERAT TONA

Ne besojmë se suksesi ynë në sektorin e distribuimit të energjisë elektrike është të qenët në hap me trendet më të reja teknologjike. Duke promovuar edhe energjinë e ripërtëritshme përmes veprimeve tona, ne e marrim përgjegjësinë tonë ndaj brezave të ardhshëm;

Lojaliteti

Të qenët i drejtë e lojal ndaj konsumatorit tonë, nuk është vetëm obligim kontraktual e ligjor, por është edhe ndjesi morali e respekti ndaj tij;

Solidariteti

Ne dëshmojmë se dimë të nderojmë të tjerët në raste nevoje e të ndjeshme që prekin vlerën tonë të përbashkët-solidaritetin;

Mjedisi

Duke u kujdesur për mjedisin ku jetojmë e punojmë, ne jemi bërë shembull i mirë i shoqërisë kosovare dhe i partnerëve tanë të biznesit, gjithnjë duke kërkuar shërbime që përkojnë me praktikat e qëndrueshme ambientale;

Integriteti

Është themeli i veprimeve tona që përforcon pozicionin tonë si partner i besueshëm për palët e interesuara, vendimmarrësit dhe komunitetin;

Jetëgjatësia

Ajo që njihet si qëndrueshmëria energjetike, te ne nënkupton jetëgjatësi, që e bën kompaninë tonë të jetë kyçe në çfarëdo vendimmarrje, duke u treguar energjikë, profesionistë të shkathët dhe entuziastë në të gjitha veprimet.

Ne, sot dhe në vazhdimësi kërkojmë mënyra të reja dhe inovative për të maksimizuar vlerën e shërbimeve tona, duke investuar fuqishëm në rrjet dhe duke punuar me teknologjinë më të re dhe më moderne, që t’i plotësojmë kërkesat e tregut dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme energjetike. KEDS vazhdon të punojë të ketë një ndikim pozitiv në ekonominë e Kosovës sot dhe për brezat që do të vijnë.

Paralelisht me operimet në rrjet, KEDS është kompani e përkushtuar fuqishëm edhe në avancimin e vlerave të shoqërisë kosovare. Në jemi krenarë me projektim më madh në sferën e Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës për edukimin e të rinjve, KEDS Academy, sikurse me projektin WomEn që merret me avancimin e pozitës së gruas në shoqërinë kosovare. Krahas këtyre dy shtyllave, KEDS është aktiv edhe në sferat tjera të shoqërisë kosovare, duke e dhenë maksimumin për prosperitetin e saj.

Sa i përket teknologjisë, KEDS është kompani e orientuar tërësisht në digjitalizim. Kompania operon paralel në dy sfera digjitale: 

SCADA - Program për operim të rrjetit, i instaluar tashmë në tërë Kosovën, ku rrjeti komandohet nga sistemi i centralizuar, përkatësisht nga një dhomë e vetme në objektin qendror të KEDS, dhe 

KOSOVANET - Program për monitorimin dhe menaxhimin e tërë infrastrukturës të rrjetit të shpërndarjes dhe fuqisë punëtore, ku shihet në monitor digjital në kohë reale çdo lëvizje në rrjetin elektrik.