Qendra e Trajnimit u themelua nga KEDS në vitin 2018.


Është qendër moderne unike në vend. Kjo qendër planifikon, koordinon dhe monitoron trajnimet për të gjitha njësitë/divizionet operative, si dhe zhvillon kurse trajnimi në fushat e mëposhtme:

Fusha elektrike, siguria në punë dhe shëndeti, vlerësimi dhe çertifikimi dhe gjithë kjo arrihet duke bërë:

  1. Zhvillimin e Trajnimit - Duke përdorur të dhënat nga departamentet, strategjinë e fuqisë punëtore dhe azhurnimet e kërkesave rregullatore për të zhvilluar trajnimin e nevojshëm;
  2. Administrimin e Trajnimit - Duke menaxhuar oraret e trajnimit, mbikëqyrur dhe siguruar përfundimin për klasat e kërkuara të punonjësve, dhe mirëmbajtjen e regjistrave të trajnimit;
  3. Koordinimin e orareve të  trajnimit dhe zhvillimin e seancave të trajnimit;
  4. Zhvillimin e marrëdhënieve të forta me të gjitha departamentet për të fituar njohuri për situatat e punës që kërkojnë trajnim;
  5. Formuluar skicat e mësimdhënies dhe përcaktimin e metodave mësimore, siç janë trajnimi individual, udhëzimet në grup, ligjëratat, demonstrimet, takimet dhe punëtoritë;
  6. Ruajtjen e të dhënave të personelit të praktikantëve.

Përpos trajnimeve të vazhdueshme, përpjekjet e qendrës janë kryesisht të drejtuara për të zhvilluar aftësi dhe njohuri më të avancuara të punonjësve të KEDS në fushën e inxhinierisë elektrike – me theks në elektro-energjetikë.

Gjithashtu, në planin afatmesëm Qendra e Trajnimit do të jetë e hapur edhe për aftësimin e të rinjve të Kosovës në zhvillimin e shkathtësive konkurruese me qëllim të integrimit më të lehtë në tregun e punës. Qendra e Trajnimit është e pajisur me pajisje dhe teknologji për ofrimin e trajnimeve për operim në stabilimentet elektro-energjetike. Të trajnuarit do të kenë ndjesinë e njëjtë me realitetin, çka llogaritet se e rrit sigurinë dhe efikasitetin e trajnimit. 

Qendra e Trajnimit luan rol të madh në mirëmbajtjen dhe azhurnimin e kompetencave, njohurive dhe aftësive të punonjësve, që është edhe qëllimi themelor i KEDS, duke pasur parasysh që teknologjia, sistemet e biznesit, pritjet e klientëve, po ndryshojnë me një ritëm gjithnjë e në rritje.

Duke ditur kërkesat e personelit të KEDS, nevojat specifike të trajnimit të KEDS dhe zhvillimin e sistemit të arsimit profesional në Kosovë, KEDS do të mbajë dhe zgjerojë mjediset e saj të trajnimit për 10-15 vitet e ardhshme. Një Qendër Trajnimi e centralizuar e themeluar në vitin 2018, nuk do të kufizohet vetëm në trajnime për punonjësit e KEDS. Mjediset do të jenë të hapura edhe për sektorët e tjerë.