Miq të dashur të KEDS - Së bashku festojmë 1 qershorin!

Në festën e organizuar nga KEDS, me datën 1 Qershor 2019 (e shtunë), në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në oborrin e KEDS në Prishtinë, ka pasur lojëra, eksperimente me qarqe elektrike, vizatime, balona, muzikë dhe shumë aktivitete tjera argëtuese për fëmijë.

Përveç që kemi mësuar më shumë rreth energjisë elektrike, mbi të gjitha, ka pasur ushqim, akullore si dhe plot buzëqeshje e hare. Në këtë ditë, fëmijët kanë marrë pjesë në disa kënde argëtuese:

  1. Këndi i vizatimit
  2. Këndi i ngjyrosjes së fytyrës apo face-painting
  3. Këndi i lojërave dhe
  4. Këndi i muzikës dhe vallëzimit.

Studentët e KEDS Academy, tashmë punëtorë të KEDS, kanë qenë pranë vogëlushëve tërë kohën, duke testuar dhe mësuar më shumë rreth energjisë elektrike, si për shembull: fëmijët kanë ekspermientuar se si të fitojmë energji elekrike nga perimet që ne i konsumojmë çdo ditë.

Fëmijët u takuan, si dhe u fotografuan edhe me personazhin “Elmen”, i cili ishte i pranishëm me këshilla për mënyrat e kursimit të energjisë elektrike.

Falenderojmë grupin e vullnetarëve @rotaract_club_prishtina per kontributin përgjatë ngjarjes dhe të gjithë prindërit e fëmijët që ishin pjesë e festës së KEDS.

Deri në organizimet e radhës, urojmë të rriteni të lumtur e me plot energji!