Jemi krenarë të njoftojmë se KEDS është vlerësuar me "Highly Commended" në Reuters Global Energy Transition Awards 2026, të mbajtur në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është një nga vlerësimet më prestigjioze në sektorin global të energjisë, ku këtë vit konkurruan mbi 500 projekte dhe iniciativa nga kompani, institucione dhe organizata lider nga e gjithë bota. Të jesh i vlerësuar në mesin e kaq shumë projekte të jashtëzakonshme është një dëshmi e ndikimit real që investimet dhe puna jonë kanë në transformimin e sektorit energjetik.

Duke konkurruar përkrah kompanive më të njohura energjetike në nivel ndërkombëtar, ky vlerësim pasqyron përkushtimin tonë ndaj inovacionit, qëndrueshmërisë dhe ndërtimit të një rrjeti energjetik më të besueshëm, më modern dhe më të qëndrueshëm për Kosovën.

Ky sukses është rezultat i vizionit afatgjatë, investimeve të vazhdueshme dhe mbi të gjitha i përkushtimit të jashtëzakonshëm të njerëzve tanë. Ai i dedikohet çdo anëtari të ekipit të KEDS dhe të gjithë atyre që çdo ditë kontribuojnë për të ndërtuar një të ardhme energjetike më të sigurt dhe më të qëndrueshme për vendin tonë.

Nga Kosova në skenën globale, ky vlerësim dëshmon se puna, përkushtimi dhe inovacioni nuk njohin kufij. Ai na motivon të vazhdojmë të investojmë, të përmirësohemi dhe të synojmë edhe më lart.