Pas testimit të nxënëseve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e programit Girls TECH, program falas në kuadër të KEDS Academy, sot u bë përzgjedhja e 15 nxënëseve që kanë plotësuar të gjitha kriteret për të qenë pjesë e programit.

Kujtojmë që programi Girls TECH ka për qëllim të ngrisë pjesëmarrjen e vajzave të shkollave të mesme në fushën e Teknologjisë Informative, përkatësisht në fushën e programimit.

Njëherit ky program është mundësi shumë e mirë për përfitimin e përvojave dhe ekspertizës profesionale, si dhe mundësi e jashtëzakonshme për qasje më të lehtë në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

Gjeni listën e vajzave që janë pranuar në program KËTU.

Ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme të gjitha vajzave!