Objektivat kryesore për barazinë gjinore & Plani i Përgjithshem i Veprimit 2025 - lexoni broshurën tonë

Në KEDS, ne besojmë se një mjedis pune i barabartë dhe gjithëpërfshirës është çelësi për një kompani më të fortë, më inovative dhe më të suksesshme. Barazia gjinore nuk është vetëm një synim-është një angazhim i përditshëm, i mbështetur nga veprime konkrete dhe një vizion i qartë për të ardhmen.

Si kompani, jemi krenarë që kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt këtij qëllimi:

 Jemi kompania e parë në Kosovë që ka nënshkruar Shtatë Parimet e UN Women, duke vendosur një standard të ri për përfshirjen gjinore.
 50% e Bordit tonë Drejtues përbëhet nga gra, duke dëshmuar se lidershipi i barabartë sjell ndryshime reale.
 Përmes KEDS Academy, ne vazhdojmë të mbështesim dhe fuqizojmë të rinjtë, sidomos vajzat dhe gratë, për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në sektorin e energjisë.

Për të forcuar më tej këtë përkushtim, të gjitha projektet dhe iniciativat tona mbështeten mbi tre objektiva kryesorë:

  • Promovimi i barazisë gjinore në të gjitha nivelet-krijimi i një mjedisi pune ku talenti dhe përkushtimi janë kriteret e vetme për rritje profesionale.
  • Fuqizimi i grave përmes edukimit dhe trajnimeve-investimi në aftësimin dhe zhvillimin e tyre për një përfaqësim më të madh në industri.
  • Rritja e ndërgjegjësimit për barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe mirëqenien-ndërtimi i një kulture pune ku të gjithë ndihen të vlerësuar dhe të përfshirë.

Ky përkushtim përshkruan strategjinë tonë si pjesë thelbësore të kulturës sonë. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa konkretë për të ndërtuar një industri më të drejtë, më gjithëpërfshirëse dhe më të fuqishme për të gjithë.

 Lexoni broshurën tonë për të mësuar më shumë mbi këtë përkushtim:

Së bashku fuqizojmë barazinë!

  • Përkushtimi i kompanisë për Barazi Gjinore