Në ditët e sotme ne jemi të rrethuar nga teknologjia dhe inovacioni, mirëpo nga të gjitha zbulimet njerëzore, energjia elektrike mbetet një nga risitë më të mëdha dhe më të rëndësishme teknologjike për njerëzimin.  


 

Që nga funksionimi ynë në Kosovë, KEDS ka qëndruar besnik ndaj angazhimeve për avancimin e mëtutjeshëm të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike. Ne jemi të përkushtuar t'i përmbushim këto angazhime thelbësore, ndërsa punojmë vazhdimisht në qëndrueshmëri brenda kornizës së vizionit dhe misionit të kompanisë sonë.

Praktikat e qëndrueshme na kanë mundësuar që të paraqitemi me mundësi në një treg të rritur të kërkesave për energji elektrike. Integrimi i praktikave të qëndrueshme të biznesit ka rritur në masë të madhe vlerën e shërbimeve elektrike për klientët tanë.

Adaptimi i praktikave të qëndrueshme na ka bërë që t'u shërbejmë më mirë konsumatorëve tanë, të avancojmë më tej rrjetin e energjisë elektrike dhe të sigurojmë furnizim cilësor me energji elektrike. Së bashku me veprimet tona, ne qëndrojmë të angazhuar për partneritet të mëtejshëm me institucionet qeveritare dhe ndërmarrjet e tjera për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme popullin e Kosovës.

Për të zhvilluar mënyra të reja dhe inovative që kompania jonë mund të kontribuojë në një të ardhme të qëndrueshme, në përputhje me nismat globale, ne kemi:

  • Ulur konsumin e energjisë në kompaninë tonë dhe shtëpitë tona,
  • Përdorur vazhdimisht në aktivitetet tona paketimet eko, përfshirë paketimin e ricikluar,
  • Krijuar standarde të qëndrueshmërisë për klientët tanë,
  • Mbështetur përpjekjet e qëndrueshmërisë në komunitete,
  • Përdorur automjete ‘ekofriendly’ në operimet tona të përditshme,
  • Minimizuar përdorimin e letrës brenda kompanisë,
  • Reduktuar emetimet e gazrave serë përmes teknologjive të energjisë së ripërtëritshme, atëherë kur është e mundur.