Kapacitetet e paraqitura në këtë hartë janë indikative dhe shërbejnë ekskluzivisht për qëllime informuese dhe orientuese në fazën paraprake të planifikimit. Këto të dhëna bazohen në konfigurimin dhe kushtet operative të rrjetit në momentin e përgatitjes së tyre dhe mund të ndryshojnë në varësi të zhvillimeve në rrjet.
Këto të dhëna nuk përbëjnë të drejtë të garantuar për kyçje dhe nuk nënkuptojnë refuzim automatik. Çdo kërkesë për kyçje të burimeve gjeneruese i nënshtrohet vlerësimit teknik individual, në përputhje me Kodin e Shpërndarjes dhe kërkesat për siguri, stabilitet dhe funksionim të besueshëm të rrjetit.
Kushtet përfundimtare të kyçjes përcaktohen rast pas rasti, pas shqyrtimit teknik të detajuar të gjendjes konkrete të nënstacionit dhe rrjetit përkatës.
Të dhënat e paraqitura janë të datës 19.09.2025.