Shfrytëzimi i energjisë elektrike plotësisht për nevoja personale apo familjare, përkatësisht ato nën kapacitetin 15 kW, përcakton konsumatorët shtëpiak.

Punët e përditshme në shtëpitë tona nuk do të mund të kryheshin pa energji elektrike. Kyçja e objektit të banimit në rrjetin e shpërndarjes së KEDS, mundëson funksionimin e rregullt të pajisjeve shtëpiake, ndriçimin dhe natyrisht punën e pajisjeve tuaja teknologjike.

Procedura për konsumatorët shtëpiak

  1. Gjëja e parë që duhet të bëni rreth energjizimit të shtëpisë tuaj është të vizitoni sportelet tona, për të parashtruar kërkesën për lidhje të re.
  2. Sillni dokumentin e dentifikimit (letërnjoftim), ose nëse jeni duke aplikuar për dikë tjetër ju duhet edhe autorizimi noterial i atij personi.
  3.  Plotësoni formularin e kërkesës për lidhje të re.
  4. Forma e kërkesës dërgohet tek ekipet përgjegjëse për inspektim të lidhjeve të reja.
  5. Ekipet e KEDS bëjnë inspektimin në terren brenda afateve të përcaktuara dhe konstatojnë nëse mund të aprovohet pranimi teknik.
  6. Hapi i fundit është të nënshkruani kontratë për furnizim me njërin nga furnizuesit e licensuar para se objekti juaj të jetë energjizuar përfundimisht.

Gjatë aplikimit nuk kërkohet pagesë e menjëhershme për procesin e kyçjes. Shuma e mjeteve për shërbimet e kyçjes vjen në muajin e parë, bashkë me faturën e parë të shpenzimit të energjisë elektrike të marrë nga konsumatori.