Mirë se erdhët në Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike!
Nëse keni ndërtuar një objekt të ri dhe doni ta jetësoni atë, para se gjithash është e rëndësishme që projekti juaj ndërtimor të ketë furnizim me energji elektrike. Kyçja e objektit me energji elektrike do ju mundësojë që ju të realizoni planet tuaja ndërtimore dhe ta bëni atë objekt të gatshëm për banim.
Furnizimi me energji elektrike bëhet përmes rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike të KEDS. Për ta bërë kyçjen e objekteve tuaj në rrjetin shpërndarës të KEDS, ju duhet të paraqiteni personalisht (ose me autorizim noterial) në sportelet e KEDS dhe t'i ndiqni hapat në vijim:
- Shkarkoni këtu Formën për Lidhje të re dhe sillni të plotësuar në sportel apo plotësojeni atë në sportel kur bëni kërkesën;
- Në formular, përveç të dhënave personale të aplikuesit, duhet të deklarohet edhe adresa e objektit për të cilin kërkohet kyçja në rrjetin e shpërndarjes së KEDS. Për konsumatorët komercial nevojitet edhe numri i regjistrimit të biznesit;
- Pas shqyrtimit të formularit, KEDS do të bëjë inspektimet në objektin e aplikuesit dhe nëse plotësohen kushtet teknike, do të përpilojë një procesverbal të pranimit teknik dhe do të instalojë edhe njehsorin elektrik;
- Aplikuesi duhet të paraqitet në njërin prej furnizuesve të licencuar për furnizim me energji elektrike, duke bashkëngjitur procesverbalin e pranimit teknik dhe njëkohësisht duhet të nënshkruajë edhe kontratën për furnizim me energji elektrike.
- Pas aplikimit dhe nënshkrimit të kontratës nga ana aplikuesit, ekipet e KEDS do të pranojnë kërkesën nga furnizuesi dhe do të ekzekutojnë kyçjen e pikës matëse në rrjetin e KEDS, më së largu prej 48 orëve. Nuk do të lejohet asnjë kyçje e re nëse në vendin e njëjtë kemi një konsumator ekzistues, përveç në rastet kur kemi të bëjmë me ndarjen e objektit ekzistues në dy pika matëse/njehsorë.