Kryerja e shërbimeve ndaj jush dhe shqyrtimi i kërkesave tuaja - prioritet i yni!

Konsumatorët tanë mund t’i paraqesin kërkesat e tyre përmes: Zyrës për Kujdesin ndaj Konsumatorëve në Distriktin përkatës, Qendrës së Thirrjeve dhe Rrjeteve sociale.

Disa nga kërrkesat që mund t'i parashtroni:

Kërkesë për pëlqim parimor

Pëlqimi parimor është dokumenti zyrtar i lëshuar nga KEDS që tregon se lokacioni në të cilin ju keni paraparë ndërtimin e një objekti është i sigurt për banim sa i përket aspektit elektro-teknik dhe në të njëjtën kohë nuk rrezikon furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve ekzistues.

Këto janë dokumetet e nevojshme për të aplikuar për pëlqimin parimor:

  1. Një dokument identifikues si dhe autorizmin noterial nese aplikoni për dikë tjetër
  2. Kushtet e ndërtimit nga komuna përkatëse
  3. Kopja e planit dhe foto poseduese e parcelës
  4. Situacioni i gjendjes në terren
  5. Formën e plotësuar të kërkesës për pëlqim parimor

Lexo më shumë këtu: Si të bëjmë kërkesë për pëlqim parimor në KEDS?

Kërkesë për lidhje të re të thjeshtë

Aplikimi për lidhje të thjeshtë i referohet nevojave të vogla të energjisë elektrike, atyre të shtëpive të zakonshme, pra të vendit ku njerëzit shfrytëzojnë energjinë elektrike kryesisht për nevoja shtëpiake, përkatësisht ato nën 15 kW (kW qëndron për kilovat dhe është njësi e matjes së fuqisë elektrike).

Lexo më shumë këtu: Si të aplikojmë për lidhje të re të thjeshtë në KEDS?

Kërkesë për kyçje të thella apo komplekse

Nëse konsumatori përmbush njërin nga këto dy kritere: Kërkon energji elektrike me kapacitet më të madh se 15 kW ose rrjeti elektrik i KEDS duhet të zgjerohet për të furnizuar objektin për të cilin një konsumator potencial bën kërkesën, atëherë në të dyja këto raste, aplikimi duhet të bëhet nëpërmjet pëlqimit elektro-energjetik.

Lexo më shumë këtu: Si të aplikojmë për kyçje të thella apo komplekse?

Kërkesë për dislokim të aseteve të KEDS

Për dislokim apo zhvendosje të aseteve elektrike konsumatori mund t’i drejtohet me kërkesë drejtëpërsëdrejti KEDS-it si Operator i Sistemit të Shpërndarjes, por edhe furnizuesit me të cilin ka marrëdhënie kontraktuale.

Furnizuesi tutje ka për obligim të delegoj kërkesën e konsumatorit te KEDS për shqyrtim dhe konform përgjegjës se KEDS të njoftojë konsumatorin lidhur me kërkesën/ankesën e tij. 

Me regjistrimin e kërkesës së konsumatorit, te njëjtit do t’i gjenerohet një numër unik identifikues i tiketës, i cili do t’i dorëzohet konsumatorit si dëshmi për paraqitjen e kërkesës dhe i cili do t’i mundësojë konsumatorëve të përcjellin procesin e zgjidhjes së kërkesave që ata kanë parashtruar.

Kërkesa për dislokim të aseteve kur bëhet nga ana e konsumatorit mbulohet me mjete vetanake.

Lexo kërkesën për dislokim të aseteve të KEDS më në detaje, këtu.

Kërkesë për rritje të kapaciteteve

Secili nga konsumatorët ekzistues mund të bëjë kërkesë për rritje të fuqisë maksimale të angazhuar nga ajo të cilën e ka të lejuar. Kërkesat e tilla duhet të bëhen në sportelet e furnizuesit duke ia bashkangjitur projektin e rishikuar elektrik të objektit, për të cilin kërkohet rritja e fuqisë maksimale të angazhuar. Rastet e tilla do t’i nënshtrohen procesit të pëlqimeve elektro-energjetike, sikurse për konsumatorët komercial me fuqi mbi 15 kW.

Kërkesa në lexim të pikës matëse

Sipas rregullave në dispozicion, shumica e kërkesave tuaja si konsumatorë ekzistues duhet të parashtrohen në kompaninë që ju furnizon me energji elektrike. Këto kërkesa pranohen nga furnizuesi juaj dhe më pastaj varësisht nga kërkesa, trajtohen nga KEDS. 

Kërkesë për testim dhe/ose ndërrim të njehsorit

Sipas rregullave në dispozicion, shumica e kërkesave tuaja si konsumatorë ekzistues duhet të parashtrohen në kompaninë që ju furnizon me energji elektrike. Këto kërkesa pranohen nga furnizuesi juaj dhe më pastaj varësisht nga kërkesa, trajtohen nga KEDS. 

Kërkesa për inspektim të sistemit matës

Sipas rregullave në dispozicion, shumica e kërkesave tuaja si konsumatorë ekzistues duhet të parashtrohen në kompaninë që ju furnizon me energji elektrike. Këto kërkesa pranohen nga furnizuesi juaj dhe më pastaj varësisht nga kërkesa, trajtohen nga KEDS.

Kërkesë për ripllombim

Kërkesa për shkyçje/rikyçje

Sipas rregullave në dispozicion, shumica e kërkesave tuaja si konsumatorë ekzistues duhet të parashtrohen në kompaninë që ju furnizon me energji elektrike. Këto kërkesa pranohen nga furnizuesi juaj dhe më pastaj varësisht nga kërkesa, trajtohen nga KEDS.

Shih më shumë: Kërkesa për rikyçje.

Sipas rregullave në dispozicion, çdo kërkesë e juaja duhet të parashtrohet në kompaninë që ju furnizon me energji elektrike. Kërkesa së pari pranohen nga furnizuesi juaj dhe më pastaj varësisht nga kërkesa, trajtohen nga KEDS. Secila kërkesë trajtohet me prioritetin më të lartë. KEDS pas trajtimit të kërkesës, përshkruan të gjitha veprimet që janë ndërmarrë dhe duhet të merren nga KEDS dhe konsumatori. Dokumentacionin e shqyrtuar KEDS e dërgon te furnizuesi juaj, të cilët janë përgjegjës për t’ju dhënë përgjigjen e fundit lidhur me kërkesën që keni parashtruar.

Më poshtë janë të shënuar hapat konkret për parashtrimin e kërkesave dhe ankesave në KEDS:

  1. Paraqituni në sportelet e Shërbimit për Konsumatorë.
     
  2. Plotësoni të dhënat mbi konsumatorin.
     
  3. Vendosni shenjën (kliko në katrorin e hijezuar) për të specifikuar llojin e kërkesës siç përshkruhet në formë.
     
  4. Shënoni ndonjë të dhënë që mund t’ju ndihmojë në shqyrtimin më të drejtë të kërkesës tuaj.
     
  5.  Nënshkruani formën dhe vendosni datën.
     
  6. Gjatë dorëzimit, zyrtari në sportel do t’ju japë një numër reference, me të cilin dëshmohet se keni bërë kërkesë/ankesë.