Ditën e Tokës në KEDS dhe KESCO e festuam duke organizuar një aktivitet vullnetar për pastrimin e hapësirave të përbashkëta, pastrimin e plastikës nga natyra, si dhe mbjelljen e luleve në kopshtet tona.

Ndërsa festuam Ditën e Tokës, ne jemi krenarë të riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë mjedisore. Dita e Tokës po ashtu shërben edhe si rikujtim efektiv i angazhimit të kompanisë për ta kthyer vëmendjen nga ndryshimet klimatike.

Duke reduktuar gjurmën tonë të karbonit dhe duke angazhuar punonjësit dhe komunitetet tona në iniciativa të qëndrueshmërisë, ne po ndërmarrim hapa kuptimplotë drejt një të ardhmeje më të gjelbër.

Mos harroni, Dita e Tokës nuk është vetëm një ngjarje njëditore - ne mund të ndërmarrim hapa për të mbrojtur planetin në çdo kohë të vitit.

Gëzuar Ditën e Tokës nga të gjithë ne në KEDS! Së bashku, le të vazhdojmë të ecim drejt një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të gjelbër për planetin tonë. Faleminderit të gjitha distrikteve që u bashkuat me ne në këtë aktivitet!