Shëndeti, Siguria në Punë dhe Mbrojtja e Mjedisit, përtej një qëllimi të përbashkët për avancim në implementimin e tyre, është edhe përkushtim i vazhdueshëm i KEDS-it kah digjitalizimi i proceseve të punës,

Krahas digjitalizimit të disa sferave në kompani, Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, këtë vit po e gjen KEDS-in me lansimin e platformës digjitale që mundëson identifikim më të shpejtë të rreziqeve potenciale dhe hartimin e strategjive për t’u përballur me to në mënyrë efektive.

Përmes këtyre mjeteve jo vetëm që raportohet në kohë reale për gjendjen në terren, porse kontribuohet edhe në reduktimin e përdorimit të letrës, me çka bëhet minimizimi i ndikimit në mjedis gjatë punës, e që vazhdon të mbetet një nga prioritetet e KEDS-it.