"Mundësitë dhe Roli i Inxhinierëve të Rinjë në Tranzicionin e Energjisë”, ishte tema e sesionit të fundit në Konferencën Cigre Kosova 2023, që iu kushtua të ardhmes së vendit tonë – të rinjve.

Programi KEDS ACADEMY ishte temë diskutimi si një model i shkëlqyer për zhvillimin e karrierës së të rinjve në fushën e elektroenergjetikës dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Sidorela Dodaj, udhëheqëse e Planifikimit dhe Raportimit në KEDS, si dhe ish-studente e programit KEDS Academy, prezantoi përfshirjen e suksesshme të të rinjve brenda kompanisë, duke theksuar mundësitë dhe mbështetjen për avancimin e tyre nëpërmjet programeve si KEDS Academy dhe Girls Tech, si dhe për stimulimin drejt pozitave udhëheqëse.

Ky diskutim ishte një dëshmi e rëndësisë së investimit në të rinjtë dhe e mundësive që kompanitë ofrojnë për zhvillimin e tyre në këtë sektor të rëndësishëm.

Sesioni, po ashtu, ishte dëshmi frymëzuese që duhet ndarë për të nxitur të rinjtë të përfshihen në konferenca të tilla inspiruese si dhe t'i zhvillojnë angazhimet e tyre në tranzicionin e energjisë.